• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

(FOTO) BERAT/ Beqaj: Urgjencë e re shëndetësore, më pranë dhe më shpejt pranë qytetarëve

by Java News
04/12/2016 12:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, gjatë një takimi me mjekë, infermierë dhe punonjës të sistemit të kujdesit shëndetësor në Qarkun e Beratit, ka diskutuar për ndryshimin rrënjësor të shërbimit të urgjencës mjekësore. Sipas tij, sistemi i ri i këtij shërbimi në këtë qark, do të funksionojë në një mënyrë krejt të re, duke u organizuar për të qenë më shpejt dhe më pranë qytetarëve.

“Me planifikimin e ri për vendosjen dhe organizimin e flotës ekzistuese të autoambulancave në më shumë qendra të qarkut të Beratit, sigurohet që një autoambulancë t’u shërbejë 21 mijë banorëve, nga raporti 1 me 37 mijë që ishte më parë. Riorganizimi i Shërbimit të Urgjencës Mjekësore do të rrisë cilësinë dhe shpejtësinë e shërbimit dhe për pasojë familjarëve nuk do tu duhet më të kryejnë transportin e pacientit drejt spitalit, por do të jetë ekipi mjekësor i specializuar në këtë fushë ai që do të japë ndihmën e parë dhe do të kryejë edhe transportin e të sëmurit”, ka theksuar Ministri.

Sipas kreut të shëndetësisë, më shumë autoambulanca do të jenë në shërbim të pacientëve në këtë Qark, dhe kjo, falë investimeve që po kryhen për automjete, por edhe për shtimin e personelit të urgjencës, çka do të mundësojë edhe funksionimin me kapacitet të plotë të këtij shërbimi.

“Rishpërndarja e flotës së autoambulancave, si dhe rritja e numrit të personelit më shumë infermierë dhe shoferë, do të bëjë të mundur që çdo urgjencë mjekësore në këtë Qark malor dhe me shtrirje të gjerë, sado larg spitalit rajonal apo atyre bashkiake, të marrë shërbim më cilësor shëndetësor në një kohë më të shpejtë. Modeli i ri i reformës shumë të thellë të sistemit të urgjencës do të përqëndrojë komandën duke dekoncentruar prezencën e autoambulancave në territor, duke siguruar një mbulim jo më shumë se sa 15 minuta për ti ardhur në ndihmë qytetarëve në nevojë. Ndërkohë, duke filluar nga 1 janari i vitit 2017, i gjithë ekipi që do të shërbejë për urgjencat mjekësore në të gjithë vendin do të jetë i trajnuar për ofrimin e këtij shërbimi. Prandaj, për këtë qëllim, kemi krijuar një njësi më vete vetëm për edukimin e të gjithë këtij personeli në Qendrën Kombëtare të Urgjencës Mjekësore”, ka deklaruar Beqaj.

ma.me



a3a4a5a6a7a8a9a10amb

 

Next Post
FOTO/ Gjen gruan duke bërë seks me nxënësin e saj, anulon martesën

FOTO/ Gjen gruan duke bërë seks me nxënësin e saj, anulon martesën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E vërteta e shifrave ‘të pandryshuara’ të 11 majit

SONDAZHI: PS ruan avantazhin, PD në garë për vendin e dytë! Partitë e reja bien nën 5%

January 12, 2026
Pse rrodhi ujë nga Tuneli i Llogarasë? Eksperti shpjegon fenomenin që u bë viral

Pse rrodhi ujë nga Tuneli i Llogarasë? Eksperti shpjegon fenomenin që u bë viral

January 12, 2026
Zgjedhjet e 9 nëntorit, sot përfundon afati për regjistrimin e kandidatëve

Sondazhi: Pse shqiptarët nuk votojnë partitë e reja ekzistuese? Ja arsyet

January 12, 2026
SONDAZHI: Për kë do të votonin shqiptarët, nëse zgjedhjet do të mbaheshin së shpejti?

SONDAZHI: Për kë do të votonin shqiptarët, nëse zgjedhjet do të mbaheshin së shpejti?

January 12, 2026
SHBA-Iran: 70 vite armiqësi, nga grushti i shtetit tek kërcënimi për luftë. Pse nuk arrit kurrë paqja?

SHBA-Iran: 70 vite armiqësi, nga grushti i shtetit tek kërcënimi për luftë. Pse nuk arrit kurrë paqja?

January 12, 2026
“Ahmetaj do ishte mbi tarracën e burgut të Durrësit, do zgjidhte supën që do hante”

“Ahmetaj do ishte mbi tarracën e burgut të Durrësit, do zgjidhte supën që do hante”

January 12, 2026
Shtëpia e Bardhë: Trump nuk ka frikë të përdorë forcën, por synon diplomacinë me Iranin

Shtëpia e Bardhë: Trump nuk ka frikë të përdorë forcën, por synon diplomacinë me Iranin

January 12, 2026
“Kemi nevojë për opozitë normale”, debati në Real Story: PD gjithmonë do që të jetë “Nr.2″…

“Kemi nevojë për opozitë normale”, debati në Real Story: PD gjithmonë do që të jetë “Nr.2″…

January 12, 2026
Salianji: PD i sulet çdo njeriu që mendon ndryshe, qarkullon të njëjtën elitë

Salianji: PD i sulet çdo njeriu që mendon ndryshe, qarkullon të njëjtën elitë

January 12, 2026
Tregjet tronditen nga përplasja Trump–Powell, dollari në rënie

Tregjet tronditen nga përplasja Trump–Powell, dollari në rënie

January 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In