• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTO/ “Bastard, debil, ik hap krahun”, demokratët ‘shpërthejnë’ kundër Bashës

by
16/05/2021 14:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është shfaqur duke festuar, pavarësisht humbjes në zgjedhjet e 25 Prillit.

“Me demokratët e Njësisë Nr. 8 në Tiranë. Jemi një familje e madhe! Si e tillë, nuk do ta ndalim në asnjë çast punën për të sjellë ndryshimin për të cilin vendi ka nevojë”, shkruan Basha në rrjete sociale, shoqëruar me foto duke qeshur e gëzuar.

Ky veprim i tij ka revoltuar demokratët, të cilët nuk janë përmbajtur ndaj sjelljeve të Bashës.

“S’kemi arsye për të festuar, jemi të vjedhur, kape situatën mos fli gjumë…Ik e jep dorëheqjen, se deri sa te jesh ti kryetar i PD-së,  mjerë ne. Me ty në krye ka edhe tre mandate të marra ai i gjati…

..Dil e protesto për vjedhjen e votave o bastard, burrë i paguar nga Edi Rama e jo të bësh fushatë për të ndenjur kryetar partie, o tradhëtarë, na more në qafë, duke na shitur mor këlysh i përdorur nga komunistët…

..Sa te jesh ti në krye të PD-së edhe djali i Zahos bëhet kryeministër… Po pse o debil…..ty do presim ne, sa të bëhesh Kryeministër, në qoftë se bëhesh ndonjëherë?

…Ik hap krahun ti bësh nder demokracisë o idiot, se na more në qafë që mbështetëm një debil….Largohu një orë e më parë, o bastard. Mallkuar qoftë dita që votova dhe besova tek ty”.

Këto janë vetëm disa nga komentet që demokratët kanë lëshuar ndaj Bashës në rrjetin e tij social, ndërsa ai shfaqet i lumtur, duke festuar.

Partia Demokratike, arriti të marrë vetëm 59 mandate në zgjedhjet e 25 Prillit, duke mbetur sërish në Opozitë.

Kjo humbje ka çuar në dëshpërimin e demokratëve, të cilët kanë reaguar duke kërkuar përgjegjësi nga Lulzim Basha dhe dorëheqjen nga posti i kreut të PD-së.

Por, Basha, ka vijuar sikur mos të ketë ndodhur asgjë. Fillimisht vlerësoi procesin zgjedhor dhe pas 24 orësh nga mbyllja e procesit të votimit, kur rezultatet paraprake nxirrnin PS fituese, Basha doli dhe tha se kanë fituar, por ende nuk ishin numëruar kutitë e mira.

Pasi të gjithë kutitë u numëruan, mbrëmjen e 27 Prillit, Basha sërish doli para selisë së PD, duke thënë se beteja vazhdon dhe lufta sapo kishte nisur.

Më pas humbjen filloi ta justifikonte me deklarata të tipit se ka pasur manipulime në procesin zgjedhor, dhe në këto rrethana u përgatitën disa padi që u dërguan në KAS dhe që po rezultojnë të mbushura me deklarata politike pa prova siç pretendohet dhe thuhet.

Të gjitha këto kanë çuar në zemërimin e demokratëve dhe çdo ditë e më shumë po i përplasin në sy humbjen.

Më poshtë po sjellim disa prej komenteve të demokratëve,  që kanë shpëtuar pa u fshirë nga rrjeti social i Bashës. /CNA/

/b.h

Next Post
“PS do ta braktisë…”/ Rama në krah të Komisionerit të BE: Dora për PD do të jetë e shtrirë

VIDEO/ “Eliminohen radhët e gjata”, kryeministri Rama publikon pamjet dhe jep informacionin e rëndësishëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Çfarë përfaqësojnë protestat me molotov?

January 25, 2026
Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

January 25, 2026
E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

January 25, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

January 25, 2026
Fatos Nano!

Demokracia dhe marrja e pushtetit është edhe çështje kohe!

January 25, 2026
Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

January 25, 2026
Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

January 25, 2026
21 janari, truku shihet, por nuk është!

21 janari, truku shihet, por nuk është!

January 25, 2026
“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

January 25, 2026
Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In