Pasi mbajti një takim me përfaqësues të PD-së së Fierit, mbështetës të tij, kryedemokrati Lulzim Basha ka preferuar që të ecë në këmbë përgjatë qytetit, ku ka përshëndetur qytetarët.
Në pamjet e siguruara nga gazetari Ervis Kuçi për BalkanWeb shihet se si Basha ka ecur nga teatri Bylisi, atje ku mbajti edhe takimin me demokratët, në këmbë përgjatë qendrës së qytetit.
Më pas ai është ulur në një nga lokalet në qendër të qytetit.
/b.h