Kreu i PD-së Lulzim Basha dhe Komisioneri për Zgjerim në BE, Johannes Hahn kanë nisur takimin kokë më kokë në selinë e PD-së. Mendohet se temë e diskutimit është reforma në drejtësi, e cila tashmë ka ngecur për shkak të bllokimit të dialogut mes palëve politike.
Pas bashkëbisedimit kokë më kokë Basha-Hahn, do të ketë takim të dy delegacioneve për të diskutuar për “drejtësinë” dhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me integrimin e Shqipërisë në BE.