• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

FOTO/ Banda e “bananeve”, dalin para gjyqit shqiptarët që trafikuan 400 mln euro kokainë në Gjermani

by Java News
03/05/2019 14:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Muajin e ardhshëm pritet të nis gjyqi për gjashtë trafikantët shqiptarë që furnizuan disa qytete gjermane me kokainë të cilën e sillnin nga Ekuadori nëpërmjet ngarkesave me banane.

Të arrestuar janë Emiljan Hysenaj, 38 vjeç, Klajdi D, 25 vjeç, Dashamir Ndoi, 34 vjeç, Dario Lame, 22 vjeç dhe Alberto K, 40 vjeç dhe Albert Kochsiek, I cili cilësohet si koka e bandës.

Grupi kontrollohej dhe drejtohej, nga Hamburgu, ku njëri prej të akuzuarve kryesorë, Dario L. kishte marrë një banesë me qira. Në këtë banesë hetuesit gjetën edhe fletëngarkesa për banane. Dario Lame supozohet të jetë marrë me logjistikën e bandës, kurse Klajdi D. (25 vjeç) merrej me organizimin e marrjes së kokainës nga magazinat.

Hetuesia i kishte survejuar pjesëtarët e bandës teksa studionin depot e magazinimit ku do të bënin marrjen e kokainës. Veç kësaj ishin përgjuar edhe biseda nga takimet e anëtarëve të bandës në një kafene të Hamburgut.

Në prill 2018 u  kontrolluan apartamente banimi në Ahrensburg, Hamburg dhe Hannover, ku u gjetën dy pistoleta dhe mbi 30 mijë euro cash.

Kjo bandë ka vepruar në midis shtatorit 2017 dhe prillit 2018 me bazë në Hamburg dhe ka trafikuar mbi 1.8 ton kokainë me vlerë mbi 400 milionë euro.

Sipas mediave gjermane, trafikantët vinin enkas nga Shqipëria. Ata udhëtonin nga Shqipëria për të tërhequr drogën nga magazinat e kompanisë Greenyard e më pas ktheheshin përsëri në Shqipëri për të mos u identifikuar nga policia.

Në Gjermani ky operacion u cilësua si një nga më të mëdhenjtë pasi u përfshinë rreth 500 hetuesve dhe policë.

Të arrestuarit

Alberto Kochsiek 40 vjeç

Albert K.,

Emiljan Hysenaj, 38 vjeç

Klajdi D, 25 vjeç

Dashamir Ndoi, 34 vjeç

Dario Lame, 22 vjeç

Si e trafikonin drogën

Banda fillimisht sillte drogën në postin e Hamburgut dhe ajo për pas nëpërmjet kutive të bananeve shpërndahej në qytetet e Gjermanisë. Po kështu tregtohej edhe në Holandë. Sipas medieve gjermane grupi kriminal lëvizte i armatosur./Bild.de Dosja

g.kosovari

Next Post
Kontrollet/ Sekuestrohen 100 mijë Euro të padeklaruara në doganën e Murriqanit

Kontrollet/ Sekuestrohen 100 mijë Euro të padeklaruara në doganën e Murriqanit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In