Një aksident i rëndë ajror ka shkaktuar vdekjen e dy personave gjatë stërvitjes, ku njëri ishte instruktori dhe tjetri nxënësi.
Aksidenti ndodhi gjatë kësaj të mërkure në Siracusa të Italisë, ku një avion i vogël u rrëzua mes zonës së Francofonte dhe Lentini, duke marrë flakë gjatë përplasjes.
Për pasojë gjetën vdekjen dy personat që ndodheshin në të, Stefano Baldo, 53 vjeç, pilot ekspert dhe instruktor i Alitalia dhe Gioele Bravo, 20 vjeç, nxënës i institutit të aeronautikës në Catania.
Mjeti i rrëzuar është një avion Tecnam P2002, i cili ishte ngritur në fluturim për stërvitje.
Bazuar në informacionet paraprake, rezulton se avioni ishte ngritur në thuajse një mijë metër lartësi, kur befas u rrëzua dhe u përplas. Për të hedhur dritë mbi shkaqet e aksidentit, hetimet janë në vijim.




g.kosovari











