Një shqiptar ka humbur jetën ditë e djeshme në Itali si pasojë e një ataku në zemër. Mediat italiane bëjnë me dije se bëhet fjalë për 30-vjeçarin Juled Kinkaj.
30-vjeçari nga Shqiptari, kishte një kohë të gjatë që jetonte në Itali, ku kishte krijuar edhe familjen e tij.
Ai ishte i martuar me italianen Annamaria Ruggerin, me të cilën kishte dy fëmijë të mrekullueshëm, Amber dhe Ricky, të moshës 3 dhe 5 vjeç.
I gjitha komuniteti Italian në Olginate është i shokuar nga kjo vdekje e papritur e 30-vjeçarit, për të cilin thonë se kishte sjellje shembullore.
Përveç gruas dhe fëmijëve, Juled Kinkaj do i mungojë nënës së tij Mimoza, babit Durimit dhe motrës Jonida.











