Ndërron jetë në moshën 38-vjeçare aktori Chris Peluso. Aktori i ri ishte bërë i njohur me pjesëmarrja e tij në shfaqjet e Teatrit Amerikan, ndërkohë që pati sukses të madh me rolin e tij në spektaklin e Broadway, “Mamma Mia”.
Lajmin e ka bërë të ditur Teatri Muzikor i Miçiganit, me një postim në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.
“Familja e Teatrit Muzikor të Michiganit është e shkatërruar për të njoftuar ndarjen nga jeta të anëtarit tonë të dashur, adhuruesin, karizmatik dhe me dhunti hyjnore Chris Peluso.
Ai u shfaq në Broadway në MAMMA MIA!, ASSASSINS, LESTAT, THE GLORIOUS ONES dhe BEAUTIFUL. Ai bëri turne në WICKED dhe luajti në Londër në MISS SAIGON dhe SHOW. Zemrat tona janë për familjen e tij”, thuhet në postim.
Sipas raportimeve, Chris Peluso vuante nga çrregullimi skizoafektiv dhe në vitin 2022 ai hyri në trajtim për t’u marrë me sëmundjen që e pengoi të punonte.
Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së tij. Ai ishte baba i një fëmije./m.j