Një 50-vjeçar në kryeqytet ka rënë në prangat e policisë pasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes. Ai u arrestua në flagrancë nga policia, ndërkohë që nga kontrolli në banesë iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe 21 fishekë. Ndaj tij rëndojnë veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë./a.meta
Arma që ju sekuestrua 50-vjeçarit