Çifti Alban Skënderaj dhe Miriam Cani tashmë së shpejti do të bëhen prindër. Ishte vetë çifti që e bëri të ditur këtë në një nga puntatat e X-Factor. Në një foto të postuar në rrjetet sociale, këngëtari Skënderaj njofton se çifti së shpejti do të bëhet me vajzë.
Në foto duket Albani duke prekur barkun e Miriamit ndërsa shprehet: “E adhuroj çdo ditë dhe më shumë Princeshën time të vogël.”