Kapakët e pesetave që shpesh herë bien pre e vjedhjeve janë kthyer në një rrezik serioz për qytetarët, të cilët shpesh aksidentohen. I tillë ka qenë dhe rasti i aktores shqiptare Olta Daku, e cila ndau me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një aksident.
Ajo tregoi se kishte rënë në një pusetë, ndërsa ka postuar edhe një foto ku shfaqet me këmbën e nxirë.
“Përveç meje kush ka rënë tjetër në pusetë? Pres përgjigje serioze. FLM”, -shkruan aktorja në postimin e saj./a.ç