• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

(FOTO) Aktorja nga Beogradi hap restorant në Sarandë

by Java News
04/11/2016 14:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Se asnjëherë nuk është vonë të realizosh ëndrrat, këtë e ka dëshmuar kohë më parë aktorja nga Beogradi, Zllata Numanagiq (65). Ndryshe nga kolegët e saj që kishin hapur objekte hoteliere në Serbi, kjo këtë e bëri disa qindra kilometra larg nga Beogradi i lindjes. Ajo bashkë me mikeshën Olivera Borisavleviq hapi restorant me kuzhinë serbe e mesdhetare “Sarandina” në qytetin Saranda, në jug të Shqipërisë.

-Gjithçka nisi gjatë një vizite turistike në qytetin e Sarandës, në shtator të vitit të kaluar, i tha ajo gazetës serbe “Gloria”, transmeton Koha.net.

-Mikesha ime e dashur, Olivera, djali i saj Nemanja dhe unë shkuam për verime në Shqipëri. Meqë e kishim planifikuar si një udhëtim studimor, vizituam Tiranën, Shkodrën, Durrësin, rrënojat fantastike arkeologjike të Butrintit. Bazën e kishim në Sarandë. Mua, shikuar nga deti, më ngjante në Monte Karlo, të cilin e kam parë dhe prandaj mund të bëj krahasime, – e përshkruan kjo artiste këtë vend në breg të detit Jon, i cili gjatë muajve të kaluar u kthye në shtëpi të dytë.

-Kënaqeshim me ngjyrat e mrekullueshme të detit, që nga bruzi, e murmja e deri te ajo blu të errët dhe të zezë, me perëndimin magjik të diellit. Na pëlqyen lokalet ku hahej mishi i freskët i peshkut, ndërsa vendësit na entuziazmuan me shërbime e mikpritje. Kur pas kthimit në Beograd Olivera më propozoi të realizonim në Sarandë ëndrrat rinore nuk m’u deshën më shumë se tre sekunda që t’i përgjigjem me “Po”.

Në tetor Olivera u kthye në Sarandë për të gjetur lokalin, në nëntor ajo dhe Zllata shkaun atje bashkë për të nënshkruar kontratën dhe për të marrë banesë me qira.

-Pasi rregulluam atje çdo gjë, u kthyem në shtëpi, por gjithë kohën deri vonë në pranverë dhe kur sërish u kthyem në Sarandë u morëm me idetë si ta rregullojmë restorantin tonë. Me muaj punuam për menynë.

-Nuk bëmë gabim që sajuam një meny ofertash të përziera serbe, ballkanike dhe mesdhetare, sqarojnë.Në restorant, i cili nisi punën më 27 maj, përveç këtyre të dyjave, është i angazhuar edhe një personel vendës. Komunikojnë në anglishte dhe “kuzhin shqiptare”, siç shprehet Zllata me humor. Kuzhinere kryesore është Afërdita.

-Është e mrekullueshme, specialiste për peshk… Vendësit, të cilët aktorja i përshkruan si të mrekullueshëm, të përzemërt e zemërbardhë, një kohë të gjatë nuk e kishin ditur se ato që kishin marrë “guxim” që të parat dhe të vetmet të hapnin restorant në “vendin e tyre të vogël” ishin serbe. Dhe kur Zllata u tregoi se ishte aktore, ata sa nuk u çmendën.

–Kur panë në Youtube regjistrimet e serialeve “Të çregjistruarit” (Otpisani) dhe “Njerëzit e lumtur” (Srećni ljudi), ata nuk u zinin besë syve të vet.

-Kur në fund të gushtit në “Gazeta shqiptare” doli intervista me mua, atëherë njëmend sa nuk u alivanosën. Ishte botuar një fotografi aq e madhe sa te ne nuk e kisha pasur as kur ishte protagoniste e ballinave të gazetave. Zllata kohë më parë është kthyer në Beograd dhe këto ditë do t’i kushtohet aktrimit.

-Kështu deri në pranverë, e pastaj ika në këndim tim në detin Jon, – shkruan gazeta Gloria.

MA.ME

Next Post
Holande, krijohet ekip i posaçëm hetuesish për kriminelët shqiptarë

Holande, krijohet ekip i posaçëm hetuesish për kriminelët shqiptarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse opozita kërkon gjithmonë qeveri teknike?

January 7, 2026
Rritet më tej niveli i Vjosës, kryebashkiakja e Vlorës: Do evakuohen edhe 6 banesa

Rritet më tej niveli i Vjosës, kryebashkiakja e Vlorës: Do evakuohen edhe 6 banesa

January 7, 2026
Shembjet në aksin Qafë Plloçë-Qukës, mbyllet përkohësisht ky segment, mjetet orientohen drejt rrugës së vjetër

Shembjet në aksin Qafë Plloçë-Qukës, mbyllet përkohësisht ky segment, mjetet orientohen drejt rrugës së vjetër

January 7, 2026
Jorida Tabaku shpjegon arsyet e refuzimit për kandidaturën në zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Tiranës

Takimet e Salianjit me demokratët, Tabaku: Ngjan më shumë si një përplasje idesh me kupolën e PD

January 7, 2026
Prozhektori i prishur i dritave të makinës zbulon bazën e drogës, në pranga shqiptari në Itali

Prozhektori i prishur i dritave të makinës zbulon bazën e drogës, në pranga shqiptari në Itali

January 7, 2026
Situata pas kapjes së Maduros, SHBA: Jemi në koordinim të ngushtë me autoritetet në Venezuelë

Situata pas kapjes së Maduros, SHBA: Jemi në koordinim të ngushtë me autoritetet në Venezuelë

January 7, 2026
Këshilli i Ministrave miraton projektligjin për vullnetarizëm, ja çfarë përfshin

Tregu i kapitaleve drejt BE-së, qeveria ndryshon rregullat për blerjen e kompanive

January 7, 2026
Gjeopolitika e Akullit, pse Groenlanda është kthyer në qendrën e “Luftës së Ftohtë” të re?

Gjeopolitika e Akullit, pse Groenlanda është kthyer në qendrën e “Luftës së Ftohtë” të re?

January 7, 2026
Tjetër mandat për Osmanin? Apo Konjufca do të jetë Presidenti i ri?

Tjetër mandat për Osmanin? Apo Konjufca do të jetë Presidenti i ri?

January 7, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Përse i duhen aleatët Berishës kur vazhdon përjashtimet nga PD?

January 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In