Aktorja e ‘Game of Thrones’, Josephine Gillan ka thënë se fëmija i saj është rrëmbyer nga shërbimet sociale në Izrael.
Britanikja, e cila luajti rolin e prostitutës Marei në serialin e famshëm tha se vajza e saj 8-muajshe, Gloria, u mor në mes të natës nga shërbimet sociale. Në ato momente foshnja ishte nën kujdesin e një miku të saj.
Video shqetësuese e postuar nga nëna 31-vjeçare, tregon se Gloria është marrë nga një grua nën mbikëqyrjen e dy burrave me uniformë. Fëmija ishte në kujdesin e mikut të saj, ndërsa Gillan iu nënshtrua terapisë për depresion.
Gillan, e cila është hebreje, u transferua në Izrael pak para se të lindte. Gillan zbuloi për mediat se ajo vuajti gjatë fëmijërisë së saj abuzimi seksual, alkooli dhe droga të klasit A. Ajo shkoi në 24 shkolla fillore të ndryshme, pasi nëna e saj e braktisi kur ajo ishte 12 vjeçe.
g.kosovari