Një aksident ka ndodhur ne rrugën “Hoxha Tasim” në kryeqytet, ku mjeti me drejtues shtetasin K.D., është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin F.K., ku si pasojë e përplasjes mjeti me drejtues shtetasin F.K., është përmbysur.
Për pasojë nga përplasja pasagjeri në mjetin e përmbysur është lënduar por ndodhet jashtë rrezakut për jetën, dhe po merr ndihmën mjekësore në spital.
Njoftimi i policise
Informacion paraprak. Më datë 13.09.2017, rreth orës 12:53 në Numrin e Emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë për një mjet të përmbysur në rrugën “Hoxha Tasim”. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga hetimi paraprak ka rezultuar : Në rrugën “Hoxha Tasim”, mjeti me drejtues shtetasin K.D., është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin F.K., ku si pasojë e përplasjes mjeti me drejtues shtetasin F.K., është përmbysur. Nga përmbysja e mjetit me drejtues shtetasin F.K., është dëmtuar pasagjeri në këtë mjet i cili është jashtë rrezikut për jetën dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në spital. Punohet për sqarimin e shkaqeve dhe rrethanave të përplasjes së mjeteve.
a.ç












