Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në hyrje të Tiranës, ku për pasojë një mjet është shkatërruar tërësisht.
Sikurse mund të shihet edhe nga fotot e siguruara nga LSA, mjeti është shkatërruar i tëri, ndërsa mësohet se makina kishte hyre poshtë një kamioni.
Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, shoferi ka dalë vetë nga makina pas aksidentit.
Një aksident që nga pamjet jep një situatë mjaft të rendë, por që fatmirësisht ka shënuar vetëm dy persona të lënduar, dhe asnjë viktimë.
g.kosovari