Aksident i rëndë në autostradës drejt TEG-ut. Një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar tej bordurës në pjesën e barit, ndërkohë që në mes të aksit rrugor një motor ka përfunduar i përmbysur.
Drejt vendit kanë shkuar forca policie dhe ambulanca, por nuk ka ende të dhëna zyrtare për aksidentin dhe pasojat e tij.
Paraprakisht raportohet se ka dyshime për një viktimë, por ende asgjë zyrtare nga ana e policisë, raporton panorama.
Aksidenti ka shkaktuar kaos në qarkullim, ndërkohë që në vendin e përplasjes janë mbledhur shumë njerëz.
g.kosovari