Afërdita Dreshaj është në përgatitje të videoklipit më të ri, të cilin do ta sjellë në bashkëpunim me reperin e BabaStars, Agon Amiga.
Modelja dhe këngëtarja e njohur ka publikuar një fotografi nga xhirimet për t’i mbajtur të informuar fansat e saj rreth projektit që do të vijë.
“Në xhirime… Video dhe këngë e re me Amigën”, ka shkruar Afërdita në Instagram.
Javë më parë ajo njoftoi për këngën e re duke postuar një tjetër fotografi me Agonin.

