Disa foto të një reje të çuditshme në formë dhe të rrahur nga dielli në perëndim janë bërë virale në median sociale. Kjo re është fotografuar sipër qiejve të një ishulli në Portugali (Madeira) dhe shumë prej banorëve që kanë fotografuar dhe postuar foto të saj e kanë cilësuar si “dora e Zotit”.