• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

FOTO / 2025-a, viti i ‘turbulencave’ globale: Gjithçka ndodhi në 12 muaj

by A R
31/12/2025 15:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Viti 2025 nuk solli “pushim” pas vitit të lodhshëm 2024 në arenën ndërkombëtare. Konfliktet dhe përplasjet u theksuan dhe 12 muajt ofruan më pak arsye për optimizëm, pasi shumë nga ngjarjet më poshtë do të jenë të rëndësishme dhe mbase ‘problematike’ edhe në 2026-ën.

Janar

Donald Trump ndryshon politikën e jashtme të SHBA-ve. Pas betimit, ai nis zbatimin e premtimeve të fushatës, duke tërhequr SHBA-të nga Marrëveshja e Parisit dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë, kufizuar pranimin e refugjatëve dhe shpallur kartelet e drogës si organizata terroriste të huaja.

Sulm terrorist në New Orleans, SHBA: Më 1 janar një sulm me makinë dhe armë në rrugët e famshme të Bourbon Street la 15 të vrarë dhe 57 të plagosur, duke trazuar fillimin e vitit 2025 dhe rritur debatet për sigurinë civile dhe terrorizmin brenda SHBA-ve.

Gara e Inteligjencës Artificiale: SHBA-të dhe Kina janë fuqitë kryesore botërore në AI. Në janar, kompania kineze DeepSeek tërhoqi vëmendjen globale pasi prezantoi një model inteligjence artificiale që rivalizonte modelet më të mira amerikane, pa përdorur çipat e avancuar Nvidia, të konsideruar deri tani thelbësorë për AI-në moderne.

Vdes Anastas Janullatos, Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, në moshën 95 vjeçare pas një sëmundjeje dhe komplikimeve shëndetësore. Ai ishte një figurë kyçe në rindërtimin e Kishës Ortodokse në Shqipëri pas rënies së komunizmit dhe shërbeu si kryepeshkop për më shumë se 30 vjet, duke ringjallur besimin dhe jetën kishtare në vend.

Janari solli një seri stuhish në Europë dhe Lindjen e Mesme, duke përfshirë tornado dhe mot të keq që shkaktuan dëme serioze në vende si Italia, Portugalia dhe Arabia Saudite.

Protestat në Sllovaki: Dhjetëra mijëra protestues dolën në rrugët e Bratislavës për të kundërshtuar orientimin e qeverisë ndaj politikave pro‑ruse, duke reflektuar kështu tensionet politike në Europën Lindore.

Shkurt

Takimi SHBA‑Rusi në Riad: Washingtoni dhe Moska mbajtën bisedime në Arabinë Saudite për rritjen e bashkëpunimit dhe një rrugë drejt përfundimit të luftës në Ukrainë, edhe pse pa praninë e delegacioneve ukrainase ose europiane, një lëvizje që ngriti shumë debate ndërkombëtare.

Konflikti në Republikën Demokratike të Kongos (DRC): Forcat rebele vazhduan ofensivën në juglindje të vendit. Civilë të vrarë dhe të plagosur u raportuan në rajonin e Iturit dhe Kivu.

Grammy Awards 2025 – Ceremonia madhështore u mbajt në fillim të shkurtit, ku yjet e R&B dhe pop si Beyoncé, SZA, Lucky Daye, Muni Long fituan çmime të mëdha.

Mars

Në fillim të muajit, dokumentari No Other Land, për situatën në Bregun Perëndimor, fitoi Oscar për dokumentarin më të mirë, një moment me ndikim të madh kulturor dhe politik.

Sulm terrorist në Somali – Në Beledweyne, një sulm i koordinuar me bomba dhe të shtëna në hotelin Qahira vrau më shumë se 15 persona dhe plagosi të tjerë, një ngjarje tragjike që tërhoqi vëmendjen ndërkombëtare.

Një nga ngjarjet astronomike më mbresëlënëse të vitit: Eklipsi total i Hënës (Blood Moon), që u pa nga disa rajone të Amerikës, Afrikës dhe Azisë, duke krijuar një spektakël të paharrueshëm qiellor.

Valë protestash të mëdha kundër qeverive në disa vende, përfshirë protesta të shumta studentore në Serbi kundër korrupsionit. Në Turqi po ashtu, ku u kërkua arrestimi i liderit kryesor të opozitës, në mes të tensioneve politike.

Prill

Më 21 prill, në moshën 88-vjeçare, vdes kreu i parë jezuit i Kishës Katolike Papa Françesku ose Jorge Mario Bergoglio, i lindur në Buenos Aires të Argjentinës.

Presidenti amerikan Donald Trump vendosi tarifa të reja mbi importet kineze në fillim të prillit, duke shkaktuar tensione tregtare globale dhe luhatje në tregjet financiare. Këto masa kanë ndikuar dukshëm në politikën ekonomike globale, duke u ndjekur si një nga zhvillimet kryesore të mandatit të tij të dytë.

Blackout historik në Gadishullin Iberik – Në Spanjë dhe Portugali, miliona njerëz mbetën pa energji elektrike për orë të tëra dhe u ndërprenë shërbimet më kyçe.

Kina me mineralet e rralla si armë ekonomike, duke treguar se mund të përdorte avantazhin e saj ekonomik për qëllime strategjike. Kjo u pa si një mënyrë për të rivalizuar SHBA-të dhe për të rritur pozicionin e saj si superfuqi.

Maj

Më 16 maj, Samiti i 6‑të i Komunitetit Politiko‑Europian u mbajt në Tiranë me pjesëmarrje nga 45 vende, duke u fokusuar në sigurinë, stabilitetin dhe mbështetjen për Ukrainën në mes të tensioneve të vazhdueshme globale.

Përmbytjet katastrofike në Nigerinë Qendrore: Zona e Mokwa në Nigeri u përmbyt rëndë, me më shumë se 500 persona të vdekur, me qindra të zhdukur, mijëra shtëpi të shkatërruara dhe infrastrukturë të dëmtuar rëndë, një nga fatkeqësitë më të rënda natyrore të muajit maj 2025.

Kriza e fundit mes Indisë dhe Pakistanit ishte më e rënda ndërmjet dy shteteve me armë bërthamore në disa dekada. U shoqërua edhe me nivele të paprecedenta të dezinformimit, duke e bërë të paqartë atë që ndodhi realisht gjatë datave 7-10 maj.

Papa i parë amerikan në historinë e Vatikanit: Kardinali Robert Prevost u zgjodh Papa i ri i Kishës Katolike, duke marrë emrin Leo XIV.

Më 26 maj, AMAs (American Music Awards Winners 2025) u zhvillua në Las Vegas, ku Billie Eilish fitoi 7 çmime, ndërsa Rod Stewart u nderua me çmimin “Lifetime Achievement”, një mbrëmje kyçe e muzikës botërore.

Qershor

Në qershor 2025, u raportua një përplasje e shkurtër ushtarake e njohur si Operation Rising Lion, ku Izraeli goditi objektiva bërthamore dhe ushtarake iraniane, një nga përshkallëzimet më të mëdha në Lindjen e Mesme për këtë vit.

NATO mbajti samitin e parë me Sekretar të Përgjithshëm Mark Rutte, ku u diskutua për rritjen e shpenzimeve ushtarake dhe mbështetjen ndaj Ukrainës në luftë. Për më tepër, u mbajtën takime të rëndësishme mes liderëve të SHBA-ve, Turqisë dhe Ukrainës, përfshirë mes Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky-t.

Izraeli dhe SHBA-të sulmuan objektet bërthamore të Iranit. Konfrontimi njihet si “Lufta e 12 ditëve”. Përplasja ishte rezultat i viteve të tensioneve, pasi Izraeli e konsideron si kërcënim ekzistencial ambicien bërthamore të Iranit dhe mbështetjen e tij ndaj milicive anti-izraelite në Lindjen e Mesme.

Korrik

Tensionet mes Kamboxhias dhe Tajlandës u përshkallëzuan në një përballje të drejtpërdrejtë të armatosur më 24 korrik 2025 përgjatë kufirit. Megjithëse të dy qeveritë ranë dakord më pas për një armëpushim pa kushte, armiqësitë rifilluan ku forcat tajlandeze morën disa qytete dhe kodra strategjike në zonat e kontestuara pranë kufirit.

Kriza humanitare në Gaza: U raportua rreziku i urisë ekstreme në Gaza që nga fillimi i konfliktit në tetor 2023, një alarm humanitar global.

SHBA nxit blerjet ushtarake për Ukrainë: Presidenti amerikan njoftoi se SHBA-të dhe aleatët do të dërgonin sisteme Patriot për mbrojtje ajrore në Ukrainë, në mes të luftës me Rusinë.

Marshimi më i madh Trans Pride ndonjëherë – Më 26 korrik, London Trans+ Pride theu rekordin e pjesëmarrësve me mbi 100 mijë njerëz, duke u bërë marshimi më i madh për të drejtat e LGBTQ+ në botë deri më tani.

Gusht

Takim historik për Ukrainën në Shtëpinë e Bardhë: Një samit i 8 liderëve globalë u mbajt në Washington për të diskutuar sigurinë e Ukrainës dhe avantazhet e garancive kolektive pas takimit SHBA‑Rusi në Alaskë. Ky event konsiderohet një nga takimet më të rëndësishme diplomatike të vitit në politikën globale.

Lufta civile në Myanmar: Që nga fillimi i muajit e deri më 25 gusht, forcat ushtarake kryen bombardime që lanë dhjetëra civilë të vrarë në rajone të ndryshme, duke përforcuar krizën e gjatë humanitare dhe politike

Shpërthen vullkani në Kamchatka: Një moment historik i vullkanit Krasheninnikov i cili u aktivizua pas qindra vjetësh, duke lëshuar re hiri deri në 6 km në ajër dhe ngritur alarme për avionët.

Shtator

Franca përjetoi protesta të fuqishme në Paris dhe Lyon kundër reformave fiskale dhe rritjes së çmimeve të energjisë. Dhjetëra mijëra njerëz dolën në rrugë duke u përplasur me policinë.

Giorgio Armani, dizajneri legjendar italian dhe themelues i shtëpisë së modës Armani, ndërroi jetë më 4 shtator, në moshën 91-vjeçare. I njohur për stilin minimalist dhe xhaketat ikonike që redefinuan elegancën moderne, ai mbetet një nga emrat më me ndikim në modën bashkëkohore.

Ukraina, ofensiva ruse dhe viktima civile: Rusia vijoi sulmet me raketa dhe dronë, duke shënjestruar qytete strategjike dhe zona industriale, me viktima civile dhe dëme masive. Kievi kërkoi mbështetje të re nga NATO.

Në vitin 2025 pati martesa spektakolare të shumë yjeve, si Selena Gomez dhe Benny Blanco, mes emrave të tjerë të famshëm që festuan dashurinë e tyre.

Tetor

Izraeli ndalon flotën humanitare Global Sumud në ujërat ndërkombëtare. U arrestuan 443 aktivistë nga 47 vende të ndryshme, ndërsa u rritën tensionet diplomatike në Lindjen e Mesme.

Marrëveshje paqeje Izrael‑Hamas (Faza 1): Izraeli dhe grupi militant palestinez Hamas arritën një marrëveshje të armëpushimit dhe lirimit të pengjeve, e para e fazave të një plani të paqes të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara, Egjipti, Katari dhe Turqia në Sharm el-Sheikh, Egjipt.

Lirimi i të burgosurve në Gaza: Hamas dorëzoi 20 pengje izraelite, ndërsa Izraeli liroi 250 të burgosur civilë, një shkëmbim historik që tërhoqi vëmendje globale.

Mbreti Charles III filloi procesin formal për të hequr titujt dhe nderimet e vëllait të tij, Princit Andrew, i njohur tashmë si Andrew Mountbatten-Windsor, dhe e urdhëroi të lërë rezidencën Royal Lodge.

Sulmet ajrore izraelite mbi një fshat në jug të Libanit shkaktuan vdekjen e një personi dhe plagosjen e 7 të tjerëve, duke prerë përkohësisht një rrugë kyçe që lidhte Bejrutin me jugun e vendit, rasti i fundit në vazhdën e shkeljeve të armëpushimit të nënshkruar në nëntor 2024 midis Izraelit dhe Hezbollah.

Sean “Diddy” Combs, reperi dhe producenti i njohur, u dënua me 4 vjet e 2 muaj burg në 3 tetor 2025, pas një gjyqi në të cilin u gjet fajtor për dy akuza.

Spastrim etnik i dokumentuar nga satelitët: Rëra përvëluese që rrethon qytetin sudanez të El Fasherit në Sudan u lye në të kuqe, nga gjaku i mbi 2 mijë civilëve të masakruar, në një prej episodeve më të errëta të luftës civile.

Ndërron jetë Jane Goodall, në moshën 91 vjeçare. Ajo njihej për studimet revolucionare mbi sjelljen e shimpanzeve në Tanzani dhe për punën e saj për mbrojtjen e natyrës dhe mjedisit. Goodall frymëzoi breza me kërkimin e saj shkencor dhe angazhimin e palodhur për planetin dhe krijesat e tij.

Nëntor

Një tërmet me magnitudë 6.3 goditi provincat e Balkh dhe Samangan në Afganistan, duke shkaktuar 31 viktima dhe rreth 956 të plagosur, me dëme të mëdha në infrastrukturë dhe banesa.

Tajfuni Kalmaegi goditi Filipinet, Vietnamin dhe Tajlandën, duke vrarë qindra persona dhe shkaktuar përmbytje të mëdha, ndërsa në provincat e Tajlandës u raportuan edhe viktima dhe dëme të konsiderueshme.

Cikloni Ditwah shkaktoi përmbytje katastrofike në Sri Lanka, me qindra të vdekur, mijëra të zhdukur dhe afro 1 milion të prekur, duke u cilësuar si një nga fatkeqësitë më të rënda natyrore të vitit.

Dhjetor

Shorti zyrtar për FIFA World Cup 2026, një nga ngjarjet sportive më të mëdha globale, u mbajt në Washington DC në Kennedy Center.

Në Sydney, Australi, ndodhi një sulm i tmerrshëm gjatë një feste hebraike që la të paktën 15 të vdekur dhe 40 të plagosur, një ngjarje që e dënoi OKB dhe udhëheqës globalë.

Më 28 dhjetor 2025, ylli francez Brigitte Bardot ndërroi jetë në moshën 91-vjeçare.

Që nga shpallja e armëpushimit në Rripin e Gazës më 10 tetor 2025, Izraeli ka shkelur marrëveshjen herë pas here gjatë vitit, me sulme që kanë vrarë qindra persona. Sipas Al Jazeera, armëpushimi është shkelur të paktën 969 herë nga 10 tetori deri më 28 dhjetor.

Next Post
Bashkia Tiranë shtron drekë për fëmijët me aftësi ndryshe, Ristani: Dhurata më e bukur është të silleni mirë me njëri-tjetrin

Bashkia Tiranë shtron drekë për fëmijët me aftësi ndryshe, Ristani: Dhurata më e bukur është të silleni mirë me njëri-tjetrin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si e “ndihmon” BE-ja Babagjyshin? Mesazhi festiv i Parlamentit Europian

Si e “ndihmon” BE-ja Babagjyshin? Mesazhi festiv i Parlamentit Europian

January 1, 2026
E rëndë në Zvicër/ Shpërthim në resortin ku po festohej Viti i Ri, disa persona humbin jetën

E rëndë në Zvicër/ Shpërthim në resortin ku po festohej Viti i Ri, disa persona humbin jetën

January 1, 2026
Grabitje si në filma te rruga Bardhyl, 35-vjeçari përplas dy automjete gjatë arratisjes me makinën e vjedhur

Lëndohen 20 persona nga hedhja e fishekzjarrëve, e mitura në Tiranë shpëton mrekullisht nga plumbi qorr

January 1, 2026
‘Kushtetuesja’ e la në detyrë, vjen urdhri i parë i Veliajt nga burgu: Të nisë puna për…

Veliaj urim për Vitin e Ri: Jetoni me zemër të madhe, punoni me pasion dhe mbajini ëndrrat tuaja gjallë

January 1, 2026

Bekimi i Vitit të Ri, dy vajza janë bebet e para të 2026-ës, Rama ndan lajmin: Mirë se erdhët!

January 1, 2026
MIRËSEVJEN VITI 2026! Shqiptarët trokasin gotat dhe zbardhin qiellin me fishekzjarre

MIRËSEVJEN VITI 2026! Shqiptarët trokasin gotat dhe zbardhin qiellin me fishekzjarre

January 1, 2026
Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

December 31, 2025
Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

December 31, 2025
441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

December 31, 2025
Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

December 31, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com