• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTO +18/ Miss-i pozon nudo për mjedisin në bregdetin e Vlorës

by Java News
17/11/2018 14:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dashuri Bilaj është një artiste Shqiptare që karrierën dhe jetën e ka ndërtuar në Kosovë. Prej vitesh është në tregun muzikor ndërsa këtë vit ajo ka fituar çmimin “Miss Grand Albania”.

Bilaj është rikthyer në Shqipëri për të dhënë një mesazh të fortë në lidhje me një çështje e cila ka qenë gjatë gjithë kohës jo vetëm shqetësim për Shqipërinë por edhe vendet fqinje.

Këngëtarja ka zgjedhur që të ngrejë shqetësimin e ndotjes së bregdetit duke kërkuar të tërheqë vëmendjen nëpërmjet një seti fotografik nudo mes mbetjeve në Bregdet.

Ajo ka zgjedhur këtë mënyrë për të ndërgjegjësuar qytetarët që mos të ndotin më detin dhe lumenjtë si dhe institucionet të marrin masa. Sipas saj, ky guxim i tepruar i cili mund të paragjykohet duhet të shikohet në anën tjetër të medaljes, atë të fenomenit të ndotjes së plazheve

Si lindi ideja e të pozuarit nudo për duke pasur si epiqendër ndotjen e bregdetit?

Pavarësisht se jetoj dhe punoj në Kosovë si dhe udhëtoj në vende të ndryshme të botës me koncerte, Shqipërinë e kam gjithmonë në zemër. Gati çdo vit pushimet e Verës i kaloj në vende të ndryshme bregdetare në Shqipëri duke nisur nga Velipoja deri në Ksamil.

Në këto udhëtime kam qenë e shoqëruar me miq kryesisht artistë nga Kosova apo dhe nga vende të tjera të botës. Të gjithëve i ka lënë mbresa bukuria e vendit tonë, sidomos Jugu dhe bregdeti i tij por shumica nuk kanë dashur të rikthehen për ndotjen e madhe në bregdetin shqiptar.dashuri bilajMbeturina ngado të hedhura pa kriter në çdo cep. Nuk ka plazh që nuk është i ndotur qoftë me mbetje plastike apo materiale qelqi të hedhura në çdo cep. Kjo bën që t’i zbehet bukuria plazheve që aq shumë i mburrim. Shumë njerëz kanë hyrë në det dhe kanë dëmtuar këmbët me qelqe të hedhura, të tjerë ngjitur me çadrën kanë pasur dhe mbeturina të çdo lloji dhe të tjera me radhë.

 

Ky imazh i keq bën që e gjithë ajo krenari të rrëzohet vetëm nga mbeturinat që i gjejmë në çdo plazh madje dhe në ato që rrallëherë shkelen nga pushues

Pse kjo formë për të tërhequr vëmendjen?

Sepse në Shqipëri me aq sa kam parë vetëm ekstremitetet tërheqin vëmendje. Kemi parë nisma të ndryshme nga shoqata në projekte të ndryshme por që nuk kanë dhënë efekte të pritura, kemi parë që ka një ditë për pastrimin e plazheve por dhe iniciativa të ndryshme por deri tani asnjë nuk ka dhënë efekt.

Duke qenë e vetme doja të jepja një kontribut kundër këtij fenomeni që shëmton plazhet të cilat të tjerët na kanë zili, vendosa që të realizoj këtë mesazh nëpërmjet nudos artistike.

Duke qenë se në Shqipëri të pozosh nudo shikohet si diçka e rrallë dhe tërheq shumë vëmendje, fotografitë janë realizuar pranë dhe me mbeturinat reale që plazhet tona kanë. Pjesë plastike apo qelqi që janë aty prej kushedi sa vjetësh.

 

Ke menduar se mund të paragjykohesh?

Në çdo vend të botës nuditeti përdoret nga individë apo grupe për çështje të caktuara. Është e vërtetë që në Shqipëri apo dhe Kosovë kjo gjë mund të ketë një paragjykim por më e rëndësishme për mua është dhënia e mesazhit që dua të përcjell.

Ata që i tërheq nuditeti për mirë apo për keq shpresoj që të kenë dhe një ndërgjegjësim në të ardhmen për t’i dhënë një zgjidhje këtij problemi që në Shqipëri duket normal ndërsa në vendet e tjera të botës, nëse një qytetar hedh mbeturina në bregdet mund të marrë gjoba të majme ndërsa këtu tek ne hidhen pa problemin më të vogël.

Po familja çfarë mendon për fotot nudo?

Përderisa janë për një çështje të duhur kam dhe mbështetjen e tyre. Në fillim iu duk e çuditshme si mamasë dhe babait si dhe kishin merakun e paragjykimeve. Duke menduar dhe faktin e të qenit artiste dhe kjo është pjesë e jetës së një artisti akoma më shumë kur përpiqet të përcjell një mesazh pozitiv, më kanë mirëkuptuar. BW

Next Post
Historia e “Tankut” 600 mijë euro të Gruevskit që i kushtoi ikjen

Historia e “Tankut” 600 mijë euro të Gruevskit që i kushtoi ikjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama i kalon Blendi Gonxhes varësinë e Drejtorisë së Arkivave/ Ja vendimi i qeverisë

Rama i kalon Blendi Gonxhes varësinë e Drejtorisë së Arkivave/ Ja vendimi i qeverisë

April 1, 2026
Vengu mbi përplasjet në PS: Detaje periferike, Shqipëria ka çështje shumë më jetike! Hatërmbetjet janë një luks që nuk e kemi

Vengu mbi përplasjet në PS: Detaje periferike, Shqipëria ka çështje shumë më jetike! Hatërmbetjet janë një luks që nuk e kemi

April 1, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Po na ndihmojnë fotovoltaikët me naftën?

April 1, 2026
“Pse talleni me një popull që me zor të ka pritur?!”, Daut Gumeni kritikon SPAK: Prishtshmëritë s’po përmbushen

“Pse talleni me një popull që me zor të ka pritur?!”, Daut Gumeni kritikon SPAK: Prishtshmëritë s’po përmbushen

April 1, 2026
Nga shpallja e zonave me përparësi zhvillimi tek mbështetja sociale/ Zbardhen vendimet e sotme të qeverisë

Nga shpallja e zonave me përparësi zhvillimi tek mbështetja sociale/ Zbardhen vendimet e sotme të qeverisë

April 1, 2026
Tjetër ndryshim në Qeveri! Lirohet nga detyra zv.ministri i Mbrojtjes, ja kush e zëvendëson (EMRI)

Tjetër ndryshim në Qeveri! Lirohet nga detyra zv.ministri i Mbrojtjes, ja kush e zëvendëson (EMRI)

April 1, 2026
Gjyqi për Hashim Thaçin dhe 4 ish-krerët e UÇK-së në Hagë, seanca shtyhet më 14 prill

Gjyqi për Hashim Thaçin dhe 4 ish-krerët e UÇK-së në Hagë, seanca shtyhet më 14 prill

April 1, 2026
‘S’do jetë e lehtë’/ De Biasi “spiunon” Shqipërinë në Itali: Tifozët dhe mesi i fushës ndihmojnë kuqezinjtë…!

“Gati t’i rikthehem aventurës sime me Shqipërinë”, Gianni De Biasi do që të jetë sërish trajner i kombëtares shqiptare

April 1, 2026
Tremujori i dytë nis me një tjetër goditje për Euron, kursi me Lekun arrin rekord të ri

Tremujori i dytë nis me një tjetër goditje për Euron, kursi me Lekun arrin rekord të ri

April 1, 2026
Ambasada e SHBA: Regjistrohuni në programin STEP për udhëtimet jashtë vendit

“Grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë SHBA dhe Shqipërinë”, ambasada amerikane jep alarmin

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In