• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Foshnja pa jetë, nëna piu një grusht ilaçe për ta abortuar në muajin e tetë

by Java News
14/10/2016 17:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një tjetër foshnjë ka vdekur në duart e mjekëve në një nga maternitetet e kryeqytetit. Sipas informacioneve zyrtare, një 21-vjeçare nga Fushë-Kruja, shtatzënë në muajin e tetë kishte udhëtuar ditën e mërkurë drejt Tiranës për mjekim të specializuar pasi kishte pirë një grusht me ilaçe me qëllimin për të abortuar.

Vajza me inicialet S.Z. ka shkuar rreth orës 18:00 në një nga maternitetet e Tiranës për të lindur.

Pas ndërhyrjes së mjekëve është bërë e mundur nxjerrja e fëmijës në gjendje të vdekur, ndërsa e reja ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Mësohet se 21-vjeçarja ka qenë e lidhur me një djalë, lidhje për të cilën ishte në dijeni edhe familja e saj.

Dy ditë më parë në gjendje të rënduar emocionale, e reja ka pirë plot 40 paracetamolë dhe ka shkuar vetë në maternitetin në Tiranë ku iu ka rrëfyer mjekëve veprimin e saj. Menjëherë ajo është marrë nën kujdes dhe ka bërë lindjen por foshnja ka lindur e vdekur. Vetë nëna ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe nuk është marrë ende në pyetje për arsyet që e kanë shtyrë. As familjarët nuk kanë thënë gjë për arsyet e këtij veprimi.

Policia e Durrësit thotë se për këtë ngjarje është njoftuar nga Policia e Tiranës një ditë më pas, të enjten rreth orës 17:30. Ndërkohë nga Ministria e Shëndetësisë nuk ka asnjë njoftim për këtë ngjarje. Një nënë bashkë me fëmijën e saj të porsalindur vdiqën rreth një muaj më parë në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë, ndërsa në Pogradec një foshnjë vdiq vetëm dy pas lindjes.

NJOFTIMI I POLICISË SË DURRËSIT

Më datë 13.10.2016, rreth orës 17:30, jemi njoftuar nga Salla Operative Tiranë, se më datë 12.10.2016, rreth orës 18:00, ka shkuar në spital, për lindje shtetësia S.Z. 21 vjeçe, banuese Fushë-Krujë, ku pas ndërhyrjes është bërë e mundur nxjerrja e fëmijës në gjendje të vdekur, ndërsa shtetësia e mësipërme ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

BW/d.i.

 

Next Post
Rritet numri i pacientëve që kryejnë kontrollin falas “Check Up”

Rritet numri i pacientëve që kryejnë kontrollin falas "Check Up"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

February 23, 2026
“Molotovi, armë vdekjeprurëse! Të futet në Kodin Penal”, Erjon Braçe reagon për protestën e opozitës

SONDAZHI: 80% e qytetarëve kundër molotovëve në protestat e Sali Berishës!

February 23, 2026
SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

February 23, 2026
Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

February 23, 2026
“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

February 23, 2026
Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

February 23, 2026
Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

February 23, 2026
Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

February 23, 2026
Rreth 18 orë seancë plenare, miratohet paketa e ndryshimeve në Kodin Penal

‘Nuk do të ketë më arreste pa…’, analisti zbulon propozimin e ri të PS: Ligj për të vendosur standardin e Rumanisë

February 23, 2026
“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In