Foshnja e parë Kosovë që erdhi në jetë pak pas mesnate të vitit 2022, është djalë.
Sipas mediave kosovare, ai ka ardhur në jetë në orën 00:01 në Klinikën e Gjinekologjisë të QKUK-së.
Nëna është nga Prishtina, Hajrije Shabani dhe ky është fëmija i parë i saj.
Kujtojmë se në Tiranë, dy foshnjat e para të këtij viti ishin djem, Akid dhe Aiden.
g.kosovari











