• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Forumi Rajonal i OBSH për Shëndetin e të Rinjve në Tiranë, Kluge: Dy doza vaksina për njerëzit vulnerabël

by Java News
26/10/2022 13:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu bashkë me drejtorin e përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Rajonin Europian kanë mbajtur një konferencë për shtyp, në kuadër të Forumit Rajonal të OBSH për Shëndetin e të Rinjve që po zhvillon punimet në Tiranë. Në hyrje të konferencës për shtyp ministrja Manastirliu e ka cilësuar këtë Forum një mundësi për të bërë bashkë të rinjtë pasi synon rritjen e përfshirjes së të rinjve në vendimarrje për të përmirësuar shëndetin dhe mirëqenien e tyre.

Duke dhënë lajmin se nga 1 Nëntori do të fillojë aplikimi i vaksinës HPV, Manastirliu tha:

“Kemi bërë të mundur që duke filluar nga ky vit dhe pikërisht nga data 1 nëntor e këtij viti ne të përfshijmë në kalendarin tonë të vaksinimit dhe vaksinën kundër human papilloma virusit. Një vaksinë e cila mbron shëndetin e vajzave sot dhe grave nesër sepse kjo është një vaksinë efektive kundër virusit humanpapilloma. Gjithashtu është një vaksinë efektive në raport me kancerin e qafës së mitrës, duke reduktuar 90 deri në 100% këtë kancer të rrezikshëm. Ky është një program i cili mundëson që të gjitha vajzat të cilat kanë lindur nga data 1 janar e vitit 2009 të mundet të vaksinohen. Plani për vaksinimin e vajzave në qendrat shëndetësore po organizohet me ISHP-në dhe me OSHKSH. Dhe ne jemi të bindur që do të jetë pikërisht një armë shtesë në luftën kundër kancerit”, tha Manastirliu.

Ministrja Manastirliu tha se së shpejti pritet të vijnë rreth 700 mijë doza booster të vaksinës anticovid dhe foli edhe për vaksinën e gripit.

“Edhe pse shihet që ka një kontroll të pandemisë edhe kjo i dedikohet pikërisht armës më të fuqishme që sot ne kemi, që është vaksina, ne jemi në pritje të mbërritjes së dozave booster, pra dozave përforcuese përsa i përket vaksinimit kundër covid. Tashmë dhe nëpërmjet një amendimi që po bëjmë me kompaninë Pfizer nëpërmjet tyre ne do të kemi mundësi që deri në 700 mijë doza të vaksinave të jenë pikërisht vaksinat përforcuese, të planifikuar për të gjitha ato grupe risku por këtu përfshijmë edhe të rinjtë”, tha Manastirliu.

Në përgjigjie të interesit të gazetarëve, Drejtori i OBSH për Europën, Dr. Hans Kluge tha se është shumë e rëndësishme që të kryhet vaksinimi si për Covid19 ashtu edhe për gripin sezonal, sidomos tek njerëzit më vulnerabël.

“Dy vitet e fundit kemi pasur një influencë gripale të ulët pasi në shumë vende janë zbatuar masa shëndetësore strikte, që përfshijnë distancën, maskën, ajrimin e ambienteve, etj. Tani që këto masa janë ulur, edhe imuniteti i popullisë europiane ndaj gripit është ulur, sepse trupi nuk ka qenë shumë në kontakt me gripin. Ne shohim llogjikisht një pik. Prandaj është shumë e rëndësishme atë që ne e quajmë bashkë-administrim, për të pasur dy vaksinat për njerëzit vulnerabël, një dozë booster të dytë për covid19 dhe për gripin”, u përgjigj. Dr. Kluge.

Forumi për Shëndetin dhe Mirëqenien e të Rinjve po zhvillon punimet e tij në Tiranë nga data 25-27 Tetor, i cili mbledh bashkë qindra të rinj nga 42 vende të Botës, së bashku me qeverinë dhe partnerët e shoqërisë civile, për t’u angazhuar në dialog të vërtetë, për të krijuar besim dhe për të gjetur mënyra më të mira për të përfshirë të rinjtë në vendimet e politikave që ndikojnë në shëndetin dhe mirëqënien e tyre.

/s.f

Next Post
Vrau gruan me çekiç/ Avni Meçja merret 5 orë në pyetje, zbardh detajet nga krimi

Vrau gruan me çekiç/ Avni Meçja merret 5 orë në pyetje, zbardh detajet nga krimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti i qëndrueshëm dhe i kthjellët në të gjithë vendin këtë të diel

Moti i qëndrueshëm dhe i kthjellët në të gjithë vendin këtë të diel

April 5, 2026
Berisha në Gjermani takoi edhe Fritzin, mikun e tij të vjetër

Kandidatura për Tiranën/ Bejko: Braçe ‘e ka ndarë mendjen’, por Ramës i duhet Manastirliu

April 5, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In