• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Forumi për zhvillimin e qëndrueshëm urban, Veliaj: Rritja e mëtejshme e Tiranës, një trend i pashmangshëm i zhvillimit

by Java News
13/10/2022 12:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për dy ditë me radhë, arkitektë, urbanistë, studentë të arkitekturës, janë mbledhur në Tiranë në Forumin për Ndërtimin e Mjedisit Aktiv, FABER, që synon të promovojë praktikat e mira për zhvillimin e qëndrueshëm të zonave urbane me fokus te lëvizshmëria.

Forumin e përshëndetën sot edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama. Në fjalën e tij, Veliaj e vuri theksin te nevoja që qyteti ka sot për t’u përshtatur me kërkesat e reja të kohës, për sa i përket lëvizshmërisë dhe trafikut.

“Unë, Përparimi dhe skuadrat tona, kemi kuptuar se detyra jonë nuk është të na pëlqejnë të gjithë, por t’u shërbejmë të gjithëve. Nëse u shërbejmë të gjithëve, fokusi nuk janë zgjedhjet e radhës ose sondazhet, por qyteti i së ardhmes. Besoj se qyteti i së ardhmes nuk vjen vetëm nga emancipimi, vjen edhe nga nevoja. Ajo që ne kemi bërë në Tiranë është të përshtatemi dhe unë e shoh këtë si një mundësi shumë të madhe, prandaj në bulevardet apo akset kryesore u rrit kërkesa për të shtuar korsitë e biçikletave. Në bulevardin kryesor jemi në fazën ku i kemi dyfishuar dhe e kemi bërë edhe më të mbrojtur, pikërisht për makinat e mëdha,” u shpreh Veliaj.

“Më pëlqeu shumë ideja e Përparimit, e qytetit që përshkohet në pak minuta, dhe pas krizës së madhe të tërmetit patëm një mundësi të madhe, të cilën e zbatuam në lagjen e re “5 Maji” dhe në Kombinat, të cilat i kemi konceptuar që, edhe banka, edhe farmacia, edhe bukëpjekësi, kopshti, çerdhja, fusha e basketbollit, e volejbollit, parku dhe këndi i lojërave, të jenë aty. Në momentin që lagjja konceptohet që në fillim, ku mbi 90% të shërbimeve i merr pa dalë nga lagjja, pa dashur të nxjerrim makinën për të ardhur në qendër të qytetit, besoj se kemi reflektuar në mënyrën sesi i dizenjojmë qytetet,” nënvizoi Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës vuri në dukje faktin se ka ardhur koha që të mendojmë për rritjen e mëtejshme të qytetit, si një trend i pashmangshëm i zhvillimit të Tiranës. “A do të doja unë që të ndalonte fluksi i ardhjes së njerëzve në Tiranë dhe të mos jepja asnjë leje? Patjetër! Por, a e kam unë në dorë këtë? Shumë prej atyre që thonë na mbyti betoni, nuk është se jetojnë vetë në çadra, edhe këta në shtëpi betoni jetojnë. Ata thjesht kanë arritur suksesin në Tiranë dhe pasi janë rregulluar vetë thonë, thonë këta të tjerët nuk ka problem. Pra, ky ‘kanibalizmi’ urban duhet të ndalet. Duhet të kuptojmë se është destini jo vetëm i shqiptarëve, – se po të dëgjojmë analistët mendojnë se kanë shpikur ndonjë gjë të madhe, në 2050-ën 70% e botës do jetojnë në qytete, është e pashmangshme, gjithmonë e më pak njerëz do ketë në fshat, – ndaj, për sa kohë që ky është destini i botës, është më mirë të përshtatemi, të reflektojmë e të marrim vendime që i përgjigjen këtyre sfidave”, tha Veliaj.

Kreu i komunës së Prishtinës, Përparim Rama shpjegoi konceptin City to City. “Misioni im ka qenë të sjell eksperiencën time në Prishtinë, po se dija sa e vështirë është kur je vetë kryetar për të bërë ndryshimin. Misioni im është të trsnsformoj Prishtinën, ta bëj një qytet të gjelbër, të pastër, të zgjuar. Vetëm 27% e qytetarëve përdorin makina, por duket sikur 200% janë përdorues të tyre sepse makinat kanë zaptuar qytetin. Ne kemi marrë përsipër që, unazën e brendshme ta transformojmë në funksion të çlirimit të trafikut. Po ashtu, duam të shtojmë flotën e autobusëve të transportit urban, sepse kemi një zhvillim të hovshëm të periferi të qytetit, ku linjat aktuale nuk ofrojnë shërbim për të gjithë qytetarët. Tjetër strategji është zhvillimi i lëvizjes me biçikleta dhe Prishtina qyteti 7-minutësh ku të kenë qasje si këmbësorët dhe ata që përdorin shërbimin e transportit publik,” u shpreh Rama.

Next Post
14 shoferë të arrestuar vetëm në një javë në Elbasan, pezullohen 43 patenta

14 shoferë të arrestuar vetëm në një javë në Elbasan, pezullohen 43 patenta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarm në Liban, OKB thirrje urgjente Izraelit dhe Hezbollahut: Ndalni sulmet mbi paqeruajtësit!

Alarm në Liban, OKB thirrje urgjente Izraelit dhe Hezbollahut: Ndalni sulmet mbi paqeruajtësit!

April 6, 2026
Irani në “blackout” total/ Shënohet mbyllja më e gjatë e internetit në historinë botërore

Irani në “blackout” total/ Shënohet mbyllja më e gjatë e internetit në historinë botërore

April 6, 2026
Mamaja e Ilaria Sulës: E përcollëm me fustan princeshe! Çdo ditë te varri i tregoj për…

Mamaja e Ilaria Sulës: E përcollëm me fustan princeshe! Çdo ditë te varri i tregoj për…

April 6, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

Çmimi i naftës arrin në 110 dollarë pas kërcënimeve të Trump ndaj Iranit

April 6, 2026
Panik në ‘zemër’ të Ballkanit: Eksplozivë pranë tubacionit të gazit, spekulime për sabotim

Panik në ‘zemër’ të Ballkanit: Eksplozivë pranë tubacionit të gazit, spekulime për sabotim

April 6, 2026
Speciale/ Ja si çiftet shqiptare po ndahen, shkak tani edhe mashtrimet financiare të njëri-tjetrit!

Për herë të parë numri i punonjësve me paga të larta kalon ata me pagë minimale

April 6, 2026
Për herë të parë në Shqipëri, numri i makinave e kalon 1 milion në 2025

Nafta e shtrenjtë, por shqiptarët nuk ndalen me blerjen e makinave

April 6, 2026
Sulm me raketa mbi Teheran, viktima dhe ndërprerje gazi. Irani paralajmëron hakmarrje shkatërruese

Sulm me raketa mbi Teheran, viktima dhe ndërprerje gazi. Irani paralajmëron hakmarrje shkatërruese

April 6, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Monopoli i fjalës

April 6, 2026
Tritoli te “Rruga e Durrësit”, dyshimet e para të policisë, flet pronari i lokalit: S’kam konflikte

Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, dëmtohen 5 biznese, policia: Ja dyshimet

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In