• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Forumi për Ndërlidhje Infrastrukturore Ballkan-BE, Xhaçka: ‘Open Balkan’, mënyra e vetme për zhvillimin e rajonit

by Java News
08/10/2021 17:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

‘Ballkani i Hapur’ është mënyra e vetme për të sjellë zhvillim në vendet e rajonit, kështu është shprehur ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka gjatë fjalës së saj në edicionin 7, të Forumit të Ndërlidhjes Infrastrukturore me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Europës.

Sipas saj, Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor kanë shërbyer përherë si një urë lidhëse mes lindjes dhe perëndimit, e cila kur ka funksionuar si e tillë rajoni ka njohur zhvillim.

“Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor si një i tërë duan që të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian. Në Shqipëri në fakt, mbështetja për integrimin evropian është në nivele që sot janë të paimagjinueshme për çdo vend anëtar.

Dhe sigurisht që jemi duke punuar fort, për të bërë gjithçka për të ngushtuar hendekun e zhvillimit, modernizimit, sundimit të ligjit që na ndan nga BE. Është bërë vërtet shumë punë dhe shumë progres, të cilat janë njohur sot edhe nga ato që ishin dikur shtetet më skeptike kundrejt arritjeve të Shqipërisë e Ballkanit Perëndimor.

Pra, ajo që ka ndryshuar, nuk është dëshira dhe përkushtimi jonë ndaj ëndrrës evropiane. Ajo që ka ndryshuar është që ne kemi kuptuar që nuk mund të presim më vetëm nga BE dhe që paradigma që ka përkufizuar raportin tonë me BE duhet të ndryshojë”, tha Xhaçka.

Ministrja Xhaçka nënvizoi korridorin VIII, si një nga idetë më interesante në drejtimin e ndërlidhjes. Ideja e korridoreve, sipas saj duhet rikonceptuar, si korridore integrimi ekonomik e kulturor, sinergjie e shkëmbimesh./m.j

Next Post
Fushata/ Derë më derë, Manastirliu kërkon ndihmën e bashkive për vaksinimin e qytetarëve

Fushata/ Derë më derë, Manastirliu kërkon ndihmën e bashkive për vaksinimin e qytetarëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dosja Epstein/ Qeveria britanike bashkëpunon me policinë për hetimin e Lordit Mendelson

Dosja Epstein/ Qeveria britanike bashkëpunon me policinë për hetimin e Lordit Mendelson

February 3, 2026
Juristi Beci: Kryeministri s’mund të ankimojë çështje individuale në Kushtetuese, vetëm konflikte pushtetesh

Juristi Beci: Kryeministri s’mund të ankimojë çështje individuale në Kushtetuese, vetëm konflikte pushtetesh

February 3, 2026
“E ka gati draftin në sirtar”, Teliti akuza mazhorancës për “Territorialen”: Do shkohet me dy variante

“E ka gati draftin në sirtar”, Teliti akuza mazhorancës për “Territorialen”: Do shkohet me dy variante

February 3, 2026
Vakancat në Kushtetuese/ KED i çon Gjykatës së Lartë listën me tre kandidatët, përzgjidhet një prej tyre

“Nuk kam ndryshuar unë, por…”/ Ylli Manjani: Duhet reformë e re në drejtësi me gjykatë të paanshme, si dhe një Kushtetutë të re

February 3, 2026
Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 4 viktima e disa të zhdukur

Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 4 viktima e disa të zhdukur

February 3, 2026
Katër persona të armatosur i bënë atentat në banesën e tij, vritet djali i ish-diktatorit libian Gaddafi

Katër persona të armatosur i bënë atentat në banesën e tij, vritet djali i ish-diktatorit libian Gaddafi

February 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

February 3, 2026
Kompani shtetërore e sigurimit të detyrueshëm nga tërmeti dhe përmbytjet/ Nis diskutimi i projektligjit të ri

Kompani shtetërore e sigurimit të detyrueshëm nga tërmeti dhe përmbytjet/ Nis diskutimi i projektligjit të ri

February 3, 2026
Pushkë të gjata, granata e antiplumb ushtarak, gjendet një tjetër ‘arsenal’ armësh në Kosovë

Pushkë të gjata, granata e antiplumb ushtarak, gjendet një tjetër ‘arsenal’ armësh në Kosovë

February 3, 2026
“Kërkojnë rritje page 2-3 mijë euro”, Shoqata e Gjyqtarëve i përgjigjet Ramës: Tymnajë populiste për linçimin tonë

“Kërkojnë rritje page 2-3 mijë euro”, Shoqata e Gjyqtarëve i përgjigjet Ramës: Tymnajë populiste për linçimin tonë

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In