• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Forumi “17 + 1” sjell në Tiranë kryebashkiakë nga gjithë bota, Veliaj: Me rëndësi dita e zbatimit të projekteve

by Java News
24/10/2019 16:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tirana pret për herë të parë Forumin “17 + 1” në nivel kryetarë bashkish, një nismë e Republikës Popullore të Kinës, e cila synon të rrisë dhe zgjerojë bashkëpunimin me vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në fushën e investimeve, transportit, financave, shkencës, arsimit dhe kulturës. Në kuadër të këtij Forumi, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim delegacionin kinez të drejtuar nga Nënkryetari i Bashkisë së Pekinit, Lu Yan, me të cilin nënshkroi edhe marrëveshjen e bashkëpunimit miqësor midis Këshillit të Promovimit të Tregtisë Ndërkombëtare të Pekinit dhe Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës.

Kryebashkiaku Veliaj i shprehu mirëseardhjen miqve kinezë, ndërsa theksoi se ky takim do shënojë nisjen e një epoke të re në marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Është një kënaqësi e veçantë sot që mikpres në Tiranë miqtë nga Pekini, nënkryetarin e Bashkisë, delegacionin e tij, drejtues të ndërmarrjeve publike të Pekinit, të cilët janë në Tiranë për takimin e përvitshëm 17+1, por në formatin e kryetarëve të bashkive. Jam i lumtur që të dy bashkë do mikpresim edhe kryetarë bashkish nga i gjithë rajoni, besoj se hapim një faqe të re të bashkëpunimit të Shqipërisë me Kinën”, tha Veliaj.

Ai theksoi se ky Forum, përveçse do të nxisë një bashkëpunim më konkret mes bashkive pjesëmarrëse dhe Pekinit, është një mundësi shumë e mirë për vendosjen e kontakteve dhe rritjen e shkëmbieve tregtare mes bizneseve të ndryshme.
“Jam posaçërisht i lumtur që dy përfaqësuesit e bizneseve tona, dy përfaqësuesit e botës së tregtisë, firmosin një marrëveshje bashkëpunimi për të fuqizuar më shumë shkëmbimet tregtare midis Shqipërisë dhe Kinës, por sidomos midis Tiranës dhe Pekinit, që është fuqia ekonomike e Kinës”, theksoi Veliaj.

Kryebashkiaku nënvizoi se më shumë se sa mbajtja e një takimi kaq të rëndësishëm në Tiranë, më e rëndësishme është zbatimi i vendimeve dhe marrëveshjeve të bashkëpunimit që do të arrihen në të.

“Dita më e rëndësishme do të jetë dita pas 17 + 1-shit, kur do të fillojmë zbatimin e projekteve dhe bashkëpunimin. Ndonjëherë, duhet të vijnë disa miq nga larg që të puqemi edhe me qytete ose shtete të tjera shumë pranë nesh, sepse gjithmonë kërkohet një arsye. Prej këtij sebepi, edhe ne brenda rajonit do të kemi më shumë bashkëpunim”, u shpreh ai.

Në shënjë mirënjohje, por edhe të vijimit të miqësisë mes dy qyteteve, Veliaj i dorëzoi nënkryetarit të bashkisë së Pekinit, Lu Yan, Çelësin e Qytetit.

Teksa falenderoi kryebashkiakun Veliaj jo vetëm për mikpritjen, Lu Yan tha se ky takim, që do synojë të sjellë më shumë bashkëpunim dhe më shumë të mira në interes të qytetarëve.

“Gëzohem shumë që vizitoj qytetin e bukur të Tiranës dhe dua të shpreh falenderime të sinqerta për z. Veliaj, për organizimin dhe përgatitjen madhështore për pritjen e delegacioneve, si edhe për forumin e kryebashkiakëve të kryeqyteteve të 17+1. Kam zhvilluar një bisedë të ngrohtë miqëzore me z. Veliaj, për organizimin e suksesshëm të forumit, si edhe për të forcuar shkëmbimet edhe bashkëpunimet në kuadër të bashkëpunimit të 17+1, sidomos midis Pekinit dhe Tiranës. Dëshirojmë të forcojmë edhe më tej shkëmbimet politike, tregtare, ekonomike midis popujve”, tha Lu Yan.

Më tej, ai shtoi se Bashkia e Pekinit është e gatshme që të forcojë bashkëpunimin konkret me Bashkinë e Tiranës, si dhe të mbështesë çuarjen e përpara të marrëveshjeve të nënshkruara.

“Në këtë sallë sapo kemi dëshmuar nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit miqësor midis Këshillit të Promovimit të Tregtisë Ndërkombëtare të Pekinit dhe Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës. Jam i bindur që kjo marrëveshje do të jetë vetëm një fillim i bashkëpunimit. Në të ardhmen bashkëpunimet dhe shkëmbimet midis nesh do të jenë më të zgjeruara. Pekini është e gatshme që të forcojë bashkëpunimin me Tiranën, jam i bindur që ky forum do të ketë sukses të plotë dhe uroj përzemërisht sukesese për këtë sesion”, përfundoi Lu Yan. /e.s/

Next Post
“Franca nën presion për mos hapjen e negociatave”/ Financial Times’: SHBA apel Macron që të votonte pro

Mediat serbe: Pas kritikave për negociatat, Franca bën një propozim të ri për Ballkanin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Po trafikonte kokainë për festat, 19-vjeçari shqiptar kapet natën e ndërrimit të viteve

Po trafikonte kokainë për festat, 19-vjeçari shqiptar kapet natën e ndërrimit të viteve

January 2, 2026
Kryeministri Donald Tusk: Polonia do të ndërtojë ushtrinë më të fuqishme në Evropë

Kryeministri Donald Tusk: Polonia do të ndërtojë ushtrinë më të fuqishme në Evropë

January 2, 2026
Zotin e zëvendëson vetëm një qenie, nëna!

Zgjidh Kosovën!

January 2, 2026
Tragjedia e Crans-Montana: Tavani i ulët dhe shkallët e ngushta e kthyen lokalin në një kurth vdekjeprurës

Tragjedia e Crans-Montana: Tavani i ulët dhe shkallët e ngushta e kthyen lokalin në një kurth vdekjeprurës

January 2, 2026
Aksident në hyrje të Sarandës/ Makinat përplasen me njëra-tjetrën, një e plagosur

Aksident në hyrje të Sarandës/ Makinat përplasen me njëra-tjetrën, një e plagosur

January 2, 2026
Theu arrestin shtëpiak, shqiptari i akuzuar për trafik droge kapet rrugëve të Italisë. Rikthehet në qeli

Theu arrestin shtëpiak, shqiptari i akuzuar për trafik droge kapet rrugëve të Italisë. Rikthehet në qeli

January 2, 2026
Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

Aksidente me pasoja në rrugët e vendit/ Eksperti: Kryesore mbetet edukata rrugore. Të ndryshohet Kodi Rrugor dhe Penal

January 2, 2026
Rajmonda Bulku rrëfen bisedën me Kadarenë pas letrave kundër saj për filmin “Duaje emrin tënd”

Rajmonda Bulku rrëfen bisedën me Kadarenë pas letrave kundër saj për filmin “Duaje emrin tënd”

January 2, 2026
Ndryshon kalendari i Ligës së Kombeve: Kombëtarja shqiptare do të luajë 4 ndeshje radhazi

Ndryshon kalendari i Ligës së Kombeve: Kombëtarja shqiptare do të luajë 4 ndeshje radhazi

January 2, 2026
Mbyti gruan për vdekje dhe më pas vrau veten, ja kush janë çifti i bashkëshortëve nga Orikumi

Mbyti gruan për vdekje dhe më pas vrau veten, ja kush janë çifti i bashkëshortëve nga Orikumi

January 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com