• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FORMULARET/ Publikohen pyetjet për 11 mijë efektivët që do të kalojnë Vetting-un

by Java News
10/04/2018 17:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej datës 5 prill ka nisur zyrtarisht procesi i Vetting-ut në polici. 11 mijë efektivët të Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës duhet të dorëzojnë formularët e vetëdeklarimit brenda afatit 30-ditor. ‘

News24’ dhe ‘BalkanWeb’ ka siguruar 3 formularët që do të plotësojnë punonjësit e policisë: Atë për kontrollin e figurës, formularin e vetëvlerësimit profesional dhe deklaratën e pasurisë. Formularët do të quhen të vlefshëm dhe do të pranohen, vetëm nëse nuk lihet asnjë rubrikë pa u plotësuar.

Në Deklaratën për kontrollin e figurës, punonjësve të policisë iu kërkohet që përveç të dhënave të gjendjes civile, të deklarojnë edhe ndonjë nofkë që kanë pasur. Policëve u kërkohet të deklarojnë nëse ata apo familjarë të tyre kanë takuar me qëllim ose jo persona të përfshirë në krimin e organizuar dhe nëse kanë pasur ndonjë problem me ligjin në Shqipëri ose jashtë saj.

Në formular ata duhet të deklarojnë edhe nëse kanë varësi ndaj bixhozit ose alkoolit. Në formularin e vlerësimit profesional punonjësit e policisë duhet të tregojnë përveç punësimit edhe gradat që kanë mbajtur edhe pjesëmarrjen në konferenca shkencore, workshope, nëse kanë botime brenda ose jashtë vendit. Në deklaratën e pasurisë ata duhet të tregojnë të ardhurat e çdo personi që përmban certifikata e tyre familjare. Policëve iu kërkohen shpenzimet e vitit të fundit, udhëtimet e 3 viteve të fundit, dhe shpenzimet për arsimin e fëmijëve.

Formularët iu janë dërguar të gjithë punonjësve të policisë. Formularë ka edhe për ish punonjësit të cilët nuk janë përjashtuar nga policia dhe do të duan të rikthehen në detyrë. Gjatë këtyre ditëve në drejtori të ndryshme dhe komisariate janë bërë trajnime për plotësimin e formularëve të cilët kanë afat plotësimi deri në 5 maj.

Po kështu ka nisur puna dhe për ngritjen e Bordit i Përzgjedhjes i cili do të përzgjedhë anëtarët e Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit, me 15 anëtarë dhe do të vlerësojë 300 punonjësit e policisë me gradat më të larta. Bordi i Përzgjedhjes përbëhet nga 5 anëtarë, nga Ministria e Brendshme, Avokati i Popullit, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Shërbimi Informativ Shtetëror, dhe Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Bordi drejtohet nga antari i Ministrisë së brendshme. Brenda datës 15 prill Bordi i Përzgjedhjes do të publikojë thirrjen për paraqitjen e shprehjeve të interesit për pozicionet e të gjithë anëtarëve të Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit. /BW/

Next Post
Ishte në Kamëz me bashkëshorten, dhunohet futbollisti i Laçit

Ishte në Kamëz me bashkëshorten, dhunohet futbollisti i Laçit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedi në Krime, rrëzohet avioni rus, humbin jetën 29 persona

Tragjedi në Krime, rrëzohet avioni rus, humbin jetën 29 persona

April 1, 2026
Në disa zona rikthehen reshjet e shiut, parashikimi i motit për sot

Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu në të gjithë territorin

April 1, 2026
Italia mbetet jashtë Botërorit për të tretën herë radhazi, mposhtet edhe Polonia

Italia mbetet jashtë Botërorit për të tretën herë radhazi, mposhtet edhe Polonia

April 1, 2026
15-vjeçari përplas qëllimisht makinën e policisë, dy efektivë të plagosur në Vlorë

15-vjeçari përplas qëllimisht makinën e policisë, dy efektivë të plagosur në Vlorë

April 1, 2026
Analisti Preç Zogaj: Reagimi i Braçes, qëndrim politik, kërkon të trondisë konformizmin

Analisti Preç Zogaj: Reagimi i Braçes, qëndrim politik, kërkon të trondisë konformizmin

March 31, 2026
Panik dhe tmerr në qendër të Bagdadit, gazetarja amerikane rrëmbehet nga disa persona të armatosur (VIDEO)

Panik dhe tmerr në qendër të Bagdadit, gazetarja amerikane rrëmbehet nga disa persona të armatosur (VIDEO)

March 31, 2026
Shuhet ëndrra e Botërorit për Kosovën, mposhtet minimalisht nga Turqia në Prishtinë

Shuhet ëndrra e Botërorit për Kosovën, mposhtet minimalisht nga Turqia në Prishtinë

March 31, 2026
Aksident me disa të plagosur në aksin Fier-Patos, ‘Wolsvagen’ dhe ‘Tuareg’ përplasen ‘kokë më kokë’

Aksident me disa të plagosur në aksin Fier-Patos, ‘Wolsvagen’ dhe ‘Tuareg’ përplasen ‘kokë më kokë’

March 31, 2026
Kosova, një pavarësi shkruar me sakrificat e të gjithë shqiptarëve!

Diaspora, nga ‘rezervuar votash’ në partner kombëtar, fundi i epokës së fasadës

March 31, 2026
Kryeministri izraelit Netanyahu: Lufta nuk ka mbaruar, ne do të vazhdojmë të godasim Iranin

Kryeministri izraelit Netanyahu: Lufta nuk ka mbaruar, ne do të vazhdojmë të godasim Iranin

March 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In