Bashkia e Tiranës ka përcaktuar formulën e re se si do të llogaritet qiraja për banesat sociale në Tiranë. Për disa kategori qiraja do të subvencjonohet. Subvencionimi i qirasë bëhet për familjet që përfshihen në këto kategori:
-Personat me statusin e jetimit
-Personat me aftësitë kufizuar
-Familjet e policëve të rëndë në detyrë
-Emigrantët e kthyer
-Puntori emigrant
-Familjet e komunitetit rom
-Punonjësit e Policisë
Kushtet për programet e strehimit
Kushtet për fitimin e statusit të përfituesit nga programet sociale të strehimit: Merr statusin e përfituesit nga programet sociale çdo individ që ka mbushur moshën 18 vjeç dhe familjet e regjistruara në zyrat e gjendjes civile në njësitë e vetëqeverisjes vendore që plotësojnë kushtet e këtij ligji.
Përfituesit nga programet sociale duhet të plotësojnë kushtet e mëposhtme:
-Nuk kanë në pronësi një banesë ose zotërojnë sipërfaqe banimi nën normat e strehimit apo banojnë në banesa jashtë standardeve në fuqi, për të cilat normat e strehimit përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave;
-Kanë mbetur të pastrehë, si rezultat i fatkeqësive natyrore; i prishjes së objekteve të pakualifikuara si banesë; i zhvendosjeve për shkak të investimeve publike dhe nga objektet e përjashtuara nga procesi i legalizimeve; nga zbatimi i akteve administrative dhe zbatimi i vendimeve gjyqësore të formës së prerë.
-Familjet që kanë një banesë të vjetër, në rrezik shembjeje, ose një banesë që i nënshtrohet një plani rregullues, për shkak të vjetërsisë së saj.
“Përfitojnë nga programet e strehimit social të këtij ligji edhe shtetas të huaj, me qëndrim të rregullt në Shqipëri dhe që kanë përfituar nga organet kompetent e statusin si “punëtor emigrant” dhe/ose “azilkërkues”, shkruan shqiptarja
Kriteret
Njësitë e vetëqeverisjes vendore, nëpër zgjedhjen e individëve/familjevepërfituese, bazohen në kriteret e mëposhtme:
a)Kushtet e strehimit, në bazë të të cilave përcaktohen me përparësi familjet që:nuk disponojnë banesë në pronësi; banojnë në banesa që paraqesin rrezikshembjeje; banojnë në banesa të mbipopulluara, sipas përcaktimeve dhe normave në fuqi; kanë mbetur ose rrezikojnë të mbeten të pastreha, si rezultati fatkeqësive natyrore; familjet ose individët që humbasin banesën e tyre si pasojë e zhvendosjes ose zbatimit të një vendimi gjyqësor.
b)Kushtet familjare, në bazë të të cilave përcaktohen me përparësi: familjet një prindërore që kanë në ngarkim fëmijë, ku përfshihen edhe vajzat nëna; të moshuarit, që kanë mbushur moshën e pensionit dhe që nuk përzgjidhen për t’u strehuar në institucionet publike të përkujdesjes shoqërore; familjet me më shumë se katër fëmijë; bashkëshortët, mosha e përgjithshme e të cilëve arrin deri në 60 vjeç.
c)Kushtet sociale, në bazë të të cilave përcaktohen me përparësi: personat me aftësi të kufizuara, në përputhje me përcaktimet e bëra me vendim të Këshillit të Ministrave; individët me statusin e jetimit, që nga çasti i daljes nga qendrat e përkujdesjes shoqërore dhe deri në moshën 30 vjeç; familjet e mbetura të pastreha për shkak të lirimit të banesave ish-pronarëve; emigrantët e rikthyer, punëtorët emigrantë dhe azilkërkuesit; familjet e policëve të rënë në detyrë; punonjësit e reparteve të ndërhyrjes së shpejtë (FNSH) punonjësit e repartit RENEA; viktimat e dhunës në familje; viktimat e trafikimit/viktimat e mundshme të trafikimit; anëtarët e komunitetit rom; anëtarë të komunitetit egjiptian; të miturit në konflikt me ligjin, pas ekzekutimit të dënimit; vajzat nëna; individët nga komuniteti i lesbikeve, gay-ve, biseksualëve dhe transgjinorëve (LGBT), sipas rezolutës nr.6, datë 7.5.2015, “Përmbrojtjen e të drejtave dhe lirive të personave që i përkasin komunitetit LGBT”.
ç)Kushtet ekonomike, në bazë të të cilave përcaktohen familjet, sipas grupeve të të ardhurave, të përcaktuara në këtë ligj.
a.ç