• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Formula e PS për herësin, Gjiknuri: Janë të paktën 40 mandate në “lojë”

by A R
26/07/2024 14:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ndryshimet që pritet të miratohet në Kodin Zgjedhor janë edhe sistemi i paraqitjes së listave apo shpërndarja e kandidatëve. Pikërisht për këto, foli me detaje socialisti Damian Gjiknuri në Kuvend.

Ai theksoi se nuk pati dakordësi mes palëve për ndryshimin e herësit në jo më shumë se 7 mijë vota. Rrjedhimisht dolën me një ‘alternativë’ të re, atë të sistemit miks.

“Kjo ndërhyrje u diktua nga shfuqizmi që i bëri Gjykata Kushtetuese herësit, ose pragut elektoral. Duke kërkuar rishikim të formulës, për masën numerike, në një masë më proporcionale. Në pamundësi të gjetjes së një kompromisi për herësin e ri, jo më shumë se 7 mijë vota, që në rang mesatar shkon në 6 mijë e ca vota, ne eksploruam një formulë tjetër duke u frymëzuar nga parimi kushtetues i shtrirjes së votës parapëlqyese. Ai i sistemit miks, të paraqitjes së listës së kandidimit. Jo më pak se 2/3-ta i nënshtrohet votimit preferencial. Natyrshëm kjo ka ngjallur debat politik, sepse prek interesat politike.”

Sipas tij, kjo formulë garanton më shumë mandate në ‘lojë’.

“Po ta aplikojmë këtë formulë, lista e fiksuar është jo më shumë se 25%. Përshembull Tirana ka 36 mandate, subjekti politik ka 12 kandidatë në listë të fiksuar dhe 36 në listë të hapur, 46 kandidatë në total. Formula është në përputhje me kushtetutën pasi lejon votimin parapëlqyes në më shumë se 2/3 e kandidatëve.  

E dyta a siguron garanci të kuotave gjinore? Projekti parashikon që një në çdo 3 emra do i përkasë secilës gjini, më ndërhyrjen e zonjave nga dy krahët politikë do përfshijmë amendamentin që e garanton këtë. Nëse në Tiranë një parti fiton 3 mandate më shumë se lista e fiksuar, e zëmë se ka fitues nga e njëjta gjini, mandati i tretë i jepet gjinisë më pak të përfaqësuar. Diskriminim pozitiv!

Pretendimi tjetër, a e bën garën të mbyllur? Në vitin 2021 me formulën që kishim, vetëm 3 kandidatë thyen herësin nga 140. Tani janë të paktën 40 mandate në lojë, mbi 29% të mandateve. Po nëse listat janë 100% të hapura? Vetëm 34 mandate duke mos llogaritur garancitë gjinore që po të përfshihen, bëhen vetëm 22 mandate. E thënë thjesht, nga 140 deputetë, 22 mandate në lojë. Miti rrëzohet nga krahasimi i shifrave.”

Fjalën e tij e përfundoi duke thënë se gjatë zgjedhjeve, ligji duhet të zbatohet uniform nga çdo parti.

“Marrëveshjen që dikur bënin kandidatët se kush merrte më shumë vota, merrte mandatin pavarësisht renditjes në listën proporcionale, ODIHR-i e konsideroi shkelje dhe e ndaloi si praktikë. Është një variant surrogato i listave të hapura.”

/a.r

Next Post
Beleri kundërshton 4 Gushtin, avokatja: Cenohet drejtpërdrejt!; Presidenca: Padia është paraqitur me të meta

Beleri kundërshton 4 Gushtin, avokatja: Cenohet drejtpërdrejt!; Presidenca: Padia është paraqitur me të meta

Comments 1

  1. Anonymous says:
    2 years ago

    E shikoni kyte bire kurvet,ky gjiknuri hajduti,ndytsira me pa turpesine me te malle thote se jane 40 mandate ne loje.Imagjinoni mandatet tjera i keni percaktuar vete ju.Kta kane hake kokrren e plumbit,tallin bythen edhe me zgjeddesit.Kta thone jane ne loje 40 mandate,vrani veten ju popull smeritoni me shume se 40 mandate.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Depozitat e shqiptarëve arrijnë nivel rekord, BSH: 2025 mbyllet me 1.48 trilionë lekë në llogaritë e qytetarëve

Banka e Shqipërisë: Emigrimi godet ekonominë dhe rrit presionin në inflacion

April 4, 2026
Shembet ndërtesa e braktisur në Greqi, vdes kalimtarja, plagosen dy fëmijët e saj

Shembet ndërtesa e braktisur në Greqi, vdes kalimtarja, plagosen dy fëmijët e saj

April 4, 2026
Breshëri sulmesh, sistemet e mbrojtjes ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe reagojnë ndaj 79 raketave dhe dronëve iranianë

Breshëri sulmesh, sistemet e mbrojtjes ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe reagojnë ndaj 79 raketave dhe dronëve iranianë

April 4, 2026
Pushimet pranverore po bëhen gjithnjë e më popullore në Kinë

Pushimet pranverore po bëhen gjithnjë e më popullore në Kinë

April 4, 2026
Kupa e Shqipërisë, ndeshjet e para gjysmëfinale më 8 prill

Kupa e Shqipërisë, ndeshjet e para gjysmëfinale më 8 prill

April 4, 2026
Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it

Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it

April 4, 2026
I dënuari për korrupsion ishte liruar për sjellje të mirë, Apeli i Posaçëm e rikthen në burg

I dënuari për korrupsion ishte liruar për sjellje të mirë, Apeli i Posaçëm e rikthen në burg

April 4, 2026
EMRAT/ Grabitën kasafortën me sende me vlerë në një banesë, në pranga dy persona

EMRAT/ Grabitën kasafortën me sende me vlerë në një banesë, në pranga dy persona

April 4, 2026
 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

“Nga 2 milionë në 12 milionë turistë”, Rama: Madje më parë numërohesha edhe unë sa herë dilja e hyja në Shqipëri

April 4, 2026
Tiranë: Finalizohet operacioni “Access”, arrestohen dy persona për vjedhje kasaforte

Tiranë: Finalizohet operacioni “Access”, arrestohen dy persona për vjedhje kasaforte

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In