Formula e akullores që shkrin ngadalë
Kërkuesit kanë zbuluar një përbërës që mund të përdoret për të krijuar një akullore që shkrin më ngadalë se akulloret e zakonshme. Një proteinë natyrale është zgjidhja që pritet të ndryshojë gjithçka brenda tre viteve të ardhshme, raporton “The Guardian”.
Proteina, e njohur si BsIA përzien yndyrën dhe ujin, duke krijuar një puding, me një konsistencë tepër të butë. Zbulimi do të lejojë krijimin e produkteve me nivele më të ulëta të yndyrnave të ngopura, pra, me më pak kalori. Kjo përbërje e re do të parandalojë dhe krijimin e kristaleve të akullta duke siguruar një akullore të shkrifët dhe të butë.
Shkencëtarët në Universitetin Edinburg dhe Dundee thonë se, akullorja e bërë me këtë proteinë mund të prodhohet brenda tre ose pesë vjetësh. Drejtuesi i këtij projekti, profesori Cait MacPhee, nga Universiteti i Edinburgut për departamentin e Fizikës dhe Astronomisë, tregon se akullorja do të shkrijë në mënyrë më të ngadaltë duke shmangur pikat që kullojnë nëpër duar.









