Sebastian Vetteli e nisi sezonin me synimin për të marrë revanshin ndaj pilotit britanik të Mercedesit, Lewis Hamilton dhe për të fituar titullin kampion bote në Formula 1 me Ferrarin.
Por kur kanë përfunduar pjesa më e madhe e garave, gjermani është ndjeshëm i shkëputur nga kampioni në fuqi i botës dhe ka komplikuar ndjeshëm rrugën drejt triumfit në garat e shpejtësisë.
Vetë Vetteli gjithsesi nuk ka ndërmend të dorëzohet dhe shpreh besim maksimal te makina që ka në dispozicion, ndërsa thekson se për të fituar titullin, ka nevojë edhe për pak fat, transmeton SS.
“Do të synojmë të rikthehemi në garë, duke filluar që nga Çmimi i Madh i radhës. Nuk dorëzohem, pasi kam një makinë shumë konkurruese, që të jep mundësinë të fitosh gara. Është shumë e rëndësishme që të mos humbim toruan në këto momente dhe të garojmë me përqendrim, ndërsa kuptohet që për të rikuperuar distancën nga Leëis, kam nevojë edhe për pak fat”, deklaroi piloti gjerman i Ferrarit. (b.an)

