• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Formimi i qeverisë së re, Yee do të takohet sot me krerët e shtetit maqedonas

by Java News
01/05/2017 09:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas bisedimeve me drejtuesit e partive shqiptare, Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Hoyt Brian Yee pritet të takohet në Shkup me krerët e partive maqedonase dhe autoritetet e tjera shtetërore.

Të dielen, ai zhvilloi bisedime me Ali Ahmetin, Bilal Kasamin e Lëvizjes Besa, Vesel Memetin në vend të Ziadin Selës të Aleancës për Shqiptarët, i cili vazhdon të trajtohet në spital nga lëndimet e sulmeve të së enjtes në Parlament, si dhe me Menduh Thaçin e PDSH-së. Gjatë ditës së sotme, axhenda e Yee parashikon takime me Nikolla Gruevskin (VMRO-DPMNE) dhe Zoran Zaev (LSDM) si dhe me Presidentin maqedonas, Gjorgje Ivanov dhe me kryetarin e ri të Parlamentit, Talat Xhaferin.

Boshtin e bisedimeve të zyrtarit të lartë amerikan do e përbëjë krijimi i qeverisë së re, përmbushja e reformave si dhe marrëdhëniet dypalëshe mes SHBA dhe Maqedonisë. Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev deklaroi se qeveria e re do të formohet pavarësisht pengesave që kundërshtarët po përpiqen të nxjerrin. Dhuna në Parlament, objektiv i së cilës ishte dhe ai vetë, nuk e detyron Zaevin të tërhiqet, përkundrazi ai deklaroi se ekzekutivi i ri do të krijohet së shpejti “në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën”.

Agjencia gjermane e lajmeve DPA shkruan se njëri prej gjashtë të arrestuarve një ditë më parë në lidhje me incidentin e 27 prillit, është funksionar i Shërbimit Informativ të Maqedonisë. Me mësymjen e Parlamentit, përkrahësit e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski kërkonin të pengonin krijimin e një qeverie me opozitarët social-demokratë në krye, në koalicion me partitë shqiptare.

Ministria e Brendshme ka fajësuar policinë se ka ndërhyrë shumë vonë, me porosi të partisë së Gruevskit, VMRO. Mes turmës që hyri në Parlament ishin edhe disa huliganë të maskuar, e pjesërisht të armatosur, gjë që u pa si një shenjë e lidhjeve të tyre me Shërbimin Informativ. Gjatë uzurpimit të Parlamentit të Maqedonisë, u lënduan 109 persona, ndër ta edhe tre deputetë.

c.a

Next Post
Nga Viti i Ri te Dita e Flamurit, shqiptarëve u paguhen 32 ditë pushimi

Nga Viti i Ri te Dita e Flamurit, shqiptarëve u paguhen 32 ditë pushimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

March 26, 2026
Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

March 26, 2026
Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

March 26, 2026
“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In