Teksa kanë përfunduar tre ndeshjet e para të çdo grupi në kampionatin Botëror, është publikuar edhe formacioni më i mirë deri në këtë fazë.
Ajo që bie në sy është mungesa e liderit të Argjentinës dhe ylli të Barcelonës, Lionel Mesi.
Në portë qëndron gardiani i Danimarkës, Kasper Shmaikel.
Ndërsa mbrojtja përbëhet nga Tripie, Godin, Grankvist, Rodriguez.
Kurse reparti i mesit të fushës formohet nga Kutinjo, Modriç, Lozano dhe treshja e sulmit me Lukaku, Kane, Ronaldo.
Një fakt tjetër i rëndësishëm, bie në sy mungesa e futbollistëve të Gjermanisë, tashmë të eliminuar nga ky kompeticion./a.m.