Edoardo Reja ka shuar të gjitha dilemat përsa i përket 11-shes zyrtare që do të zbresë në fushë ndaj Kazakistanit në sfidën e vlefshme për raundin e 5-të të grupit 4 në Ligën C të Ligës së Kombeve. Me skemën 3-5-2, Reja ka rikthyer në formacionin titullar emra të rëndësishëm si Hysaj, Memushaj e Cikalleshi ndërsa i ka dhënë sërish një fanellë titullari Sherif Kallakut por edhe Myrto Uzunit që shkëlqeu në miqësoren ndaj Kosovës. Shqipëri-Kazakistan do të luhet në Air Albania dhe do të nisë në orën 18:00.
SHQIPËRIA (3-5-2): Berisha; Veseli, Ismajli, Gjimshiti; Hysaj, Abrashi, Kallaku, Memushaj, Uzuni; Cikalleshi, Manaj.
KAZAKISTANI (4-4-2): Pokatilov, Alip, Kerimzhanov, Marockhin, Vorogovskiy; Suyumbayev, Abiken, Kuat, Beysebekov; Sochetkin, Aimbetov./p.a