• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Forexat nuk ndalen, turizmi “viktima” e radhës 

by Dritan Gremi
30/12/2021 10:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dritan Gremi

Më shume se 2400 qytetarë të vendeve të Bashkimit Europian, ranë pre e një historie mashtrimi të lidhur me atë që u quajt skandali Forex.

Miliona euro të zhvatura nga xhepat e gjermanëve, francezëve, italianëve apo belgëve, u dërguan në parajsat fiskale nga një kompani Call Center me qendër në Shqipëri, me kosto të pallogaritshme për imazhin akoma të brishtë të vendit tonë.

Këta qytetarë regjistroheshin në platformën e ngritur me qëllim,  me emër, mbiemër, e-mail dhe numër telefoni. Më pas ata kontaktoheshin menjëherë në telefon me synimin për të krijuar një marrëdhënie besimi. Fillimisht klienti tundohej të investonte sasi të vogla parash në kriptomonedha, me premtimin se përmes tyre do të gjenroheshin të ardhura të mëdha. Në fakt gjithçka ishte e rreme. Paratë investoheshin në një platformë që nuk kthente asgjë pas, por përfundonte në parajsa fiskale.

Hetimi i nisur në 21 shtator të vitit 2021, urdhëroi arrestimin e 35 personave, mes të cilëve edhe administratorin Izraelit.

Por tashmë, ai që mund të duket si fundi i një skeme mashtrimi mund të jetë në fakt fillimi i një skeme rrënimi, për bizneset e Call Center-ave në Shqipëri. E kam fjalën për ato  biznese të ndershme, të cilët krijojnë kontrata legale pune jashtë vendit, por që për shkak të një skandali që mbushi faqet e gazetave të huaja dhe humbjes së besimit nga qytetarët të cilët refuzojnë t’u përgjigjen telefonatave të operatorëve shqiptarë, rrezikojnë seriozisht kontratat. E bashkë me to edhe vendin e punës për më shumë se 25 mijë të  punësuar në këtë sektor, gjë e cila për hir të së vërtetës ka filluar të ndjehet në disa call center që po reduktojnë dita ditës stafin e tyre. Historia në fjalë ka ende shumë paqartësi që priten të dalin nga hetimi, ndërkohë që skema mbetet e rrezikshme edhe në sektorë të tjerë.

Kohët e fundit gjerësisht ka nisur një tjetër “peshkim” i qytetarëve të huaj përmes telefonatave nga kompani të ndryshme Call Center duke përdorur të njëjtën strategji e me shumë mundësi dhe të njëjtën databazë të dhënash. Është ende e paqartë se si këto kompani marrin dhe sigurojnë të dhënat me kontaktet e këtyre qytetarëve europianë duke i përdorur ato pa miratimin e tyre. (Pjesë që vlen dhe mbetet për t’u investiguar, veçanërisht pas precedentit me skandalin e të dhënave në vend). Tashmë kompani të caktuara Call Center i kanë hedhur grepat në sektorin e turizmit dentar. Pa asnjë kompetencë, profesionalizëm, trajnim dhe njohuri mjekësore, ato kontaktojnë në mënyrë apriori qytetarë europianë për t’ju ofruar shërbime dentare, qofshin apo nuk qofshin këta të fundit të interesuar. Më tej duke shfrytëzuar emrin dhe imazhin e mirë te turizmit dentar të krijuar me shumë mund e djersë ndër vite, operatorët përpiqen t’i bindin klientët e tyre për t’i sjellë për turizëm dentar në Shqipëri. Një proces që mbart shumë rreziqe dhe të panjohura për pacientët e huaj.

Së pari kompanitë Call Center nuk kanë as trajnimin dhe as informacionin e duhur për ta shitur këtë shërbim.

Së dyti produktet shëndetësore nuk janë mall konsumi që mund të shitet, të negociohet dhe të trajtohet nga telefoni. Së treti dhe më e rëndësishmja? Ku adresohen këta pacientë? Në cilat klinikat? Në çfarë standardesh ? Tek cilët mjekë apo kirurgë dentarë? A mban përgjegjësi ndërmjetësuesi i tyre, pikërisht kjo kompani Call Center, se çfarë problemesh mund të ketë më pas ky pacient?

A janë në dijeni  autoritetet se cilat janë kompanitë që i shesin këto shërbime dhe si i sigurojnë të dhënat? A ka kontrolle të ushtruara ndaj gjithë këtj zinxhiri që rrezikon të na kthehet në një tjetër skandal, e madje edhe më të rëndë, për kostot e imazhit. Dhe këtu nuk flas vetem për turizmin dentar, por për turizmin  në tërësi dhe për kredibilitetin e vendit tonë që me shumë përpjekje është rritur vitet e fundit. Ndaj duhet mbrojtur me çdo kusht pasi është pasuri e gjithsecilit prej nesh. Kujtoj se  vetëm pak ditë më parë mediat italiane, shkruajtën gjatë për vdekjen e një 71-vjeçari në Tiranë, vetëm një ditë pas kirurgjisë dentare. A u zbardh ky rast nga autoritetet tona? A ka patur raste të tjera të ngjashme që nuk i dimë, që nuk janë zbuluar apo që janë fshehur? Sa rrezikojmë që kjo histori të përsëritet dhe kur do mbarojë kjo hamulli e njerëzve të papërgjegjshëm të cilët po dëmtojnë të ardhmen e brezave? Le t’u përgjigjen autoritetet tona këtyre pyetjeve para se të jetë vonë, për një skandal të ri edhe më i madh se ai i pari. Sepse këtë radhë nuk janë në lojë paratë, por shëndeti i njerëzve. Dhe kjo është një lojë e rrezikshme nëse luhet pa rregulla. E përsëris se ndoshta disa e kanë të vështirë ose nuk duan ta kuptojnë, këtu është në lojë imazhi dhe kredibiliteti i Shqipërisë, që do të thotë turizëm, investime të huaja, ekonomi, e ardhme për fëmijët dhe më shumë krenari për emrin shqiptar.

Next Post
Problemet me Berishën dhe Kuvendi sot, Basha mbledh deputetët një orë para seancës

Ish-anëtari i kryesisë tregon “tërmetin” që do të shkaktojnë Basha dhe Berisha në PD: Partia shkrihet nëse...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha për Ramën: Akti që mbylli dyert e integrimit, e lakmojnë dhe ajatollahët e Teheranit

Berisha njofton datën e protestës së ardhshme: Edi ke vetëm një rrugë

March 28, 2026
Detaje të reja, zbulohen porositë e Ramës për deputetët dhe ministrat, çfarë pritet të ndodhë javën e ardhshme

Detaje të reja, zbulohen porositë e Ramës për deputetët dhe ministrat, çfarë pritet të ndodhë javën e ardhshme

March 28, 2026
VIDEO/ Rama me furnizuesit e naftës: Më mirë më pak fitim, sesa të keni bordin mbi kurriz

Vijon takimi i Ramës me grupin parlamentar dhe anëtarët e qeverisë, e pranishme edhe Spiropali

March 28, 2026
Berisha: Rama po bën grusht shteti për të mbrojtur veten!

Berisha: Rama po bën grusht shteti për të mbrojtur veten!

March 28, 2026
A u rritën PS e PD në kurriz të LSI-së?

Rritet nafta, bien bursat financiare dhe kuotat e Trump-it

March 28, 2026
Sara Mila flet për bashkëshortin: Ai është mbështetësi im më i madh, i them më fal dhe të dua

Sara Mila flet për bashkëshortin: Ai është mbështetësi im më i madh, i them më fal dhe të dua

March 28, 2026
I dënuar në Itali për vjedhje dhe prostitucion me mbi 11 vite burgim, arrestohet në Tiranë 43-vjeçari, pritet ekstradimi

I dënuar në Itali për vjedhje dhe prostitucion me mbi 11 vite burgim, arrestohet në Tiranë 43-vjeçari, pritet ekstradimi

March 28, 2026
Gazetari për opozitën: Ka halle të tjera, kë të qajë më parë

Gazetari për opozitën: Ka halle të tjera, kë të qajë më parë

March 28, 2026
“Humbje që dhemb shumë”, Arbër Hoxha tregon vuajtjen në mbrëmjen e “hidhur” të 26 marsit

“Humbje që dhemb shumë”, Arbër Hoxha tregon vuajtjen në mbrëmjen e “hidhur” të 26 marsit

March 28, 2026
“E veçantë, ka gjithçka!”, media britanike liston 12 vendet më të mira për t’u vizituar në Shqipëri gjatë 2026-ës

“E veçantë, ka gjithçka!”, media britanike liston 12 vendet më të mira për t’u vizituar në Shqipëri gjatë 2026-ës

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In