• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Foreign Policy: “Kosova A” duhet të mbyllet, është njëri nga ndotësit më të mëdhenj në gjithë Evropën

by Aalison Pearse Stevens
07/04/2016 10:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gati secili pajtohet se Kosova, shtëpi e 1.8 milionë njerëzve, dhe njëra nga vendet më shkallën më të lartë të papunësisë në Evropë, dëshpërimisht ka nevojë për më shumë energji.

Por pyetja është, si ta prodhojë atë pa i bërë më shumë dëme vendit, i cili veç së është duke u përballur më nivele të tmerrshme të ndotjes, dhe duke parë vetën para një zgjedhje të vështirë: a të përdorë burimet e energjisë nga e kaluara, apo të vejë bast në burimet e së ardhmes, shkruan Foreign Policy.

Në një shkrim editorial, të titulluar: “Kosova e vogël përballet me një dilemë të madhe të energjisë”,Foreign Policy shrkuan se në çështje është një termocentral më thëngjill i një (1) miliardë dollarëve, i përkrahur nga Banka Botërore, për të cilin Kosova ka shpenzuar më shumë së një dekadë duke u përpjekur ta ndërtojë.

Projekti është i destinuar që t’i sjellë dy gjera që vendi nuk i ka dhe për të cila ka nevojë dëshpërimisht: energjinë dhe zhvillimin ekonomik, transmeton Gazeta Express.

Për po aq kohë të gjatë, njerëz nga fushata për mjedisin dhe shumë ekspert të energjisë kanë luftuar për ta bllokuar ndërtimin e termocentralit, duke argumentuar se energjia e pastër është bërë shumë më e lirë në vitet e fundit saqë do të ishte më mirë për kombin e varfëruar (Kosovën) – i cili veç është duke e luftuar nivelet e skajshme të ndotjes – të ndërtojë mullinj me erë dhe panelë diellorë për të plotësuar mungesat e energjisë.

Banka Botërore pritet të vendosë këtë vit nëse do të ndihmojë financiarisht termocentralin më thëngjill në linjën e saj të furnizimit global, apo ta hedhë nocionin dhe përqafojë opsionin për një energji më të pastër dhe alternative.

Përkrahja e Bankës Botërore është themelore sepse do të ndalonte përkrahjen financiare për shumicën e projektit. Zëvendësi i Bankës Botërore nuk ka dhënë afat kohor, apo treguar se çfarë rruge po zgjedhë banka.

Çfarë ndodhë në Kosovë nuk ka rëndësi vetëm për njerëzit atje, të cilët do të donin t’i ngjiteshin shkallës së zhvillimit dhe ta gëzojnë një stil të jetës më energji relativisht të pasur dhe më të ardhura si vendet, siç janë Bosnja dhe Maqedonia.

Kjo sepse suksesi i cilës do rrugë që Kosova zgjedhë, mund t’i japë formë mendimit të politik bërësve, të cilët kërkojnë zgjidhje për t’iu ofruar energji më shumë së 1.2 miliardë njerëzve në gjithë botën, të cilët nuk kanë energji pa shkaktuar dëme mjedisore.

Por, së pari, Kosova duhet të gjejë mënyrën për të siguruar energjinë, në radhë të parë. Kosova ka më pak kapacitete për prodhimin e energjisë elektrike se Shqipëria apo Zambia, prandaj Kosova nuk ka energji të mjaftueshme për të forcuar ekonominë, ta shmangë errësirën e plotë, apo t’i tërheq investitorët.

Por do të jetë dhe më keq vitin e ardhshëm. Termocentrali më i vjetër i vendit, i njohur si “Kosova A”, duhet të mbyllet sepse është njëri nga ndotësit më të mëdhenj në të gjithë Evropën.

Përkrahja ndërkombëtare për ndërtimin e një termocentrali më thëngjill, veçanërisht nga Shtetet e Bashkuara, kundërshton administratën e Obamas, e cila ka qenë shumë e zëshme në përkrahje të zgjidhjeve për energji të pastër.

Ama, shumica e pjesës tjetër të Evropës, më disa përjashtime të dukshme, po largohen nga thëngjilli, duke zgjedhur të përdorin opsione tjera për energji më të pasur. Belgjika është bërë vendi i shtatë i BE-së që e ka larguar përdorimin e thëngjillin në tërësi.

Kritiket e planit të Bankës Botërore për Kosovën po e tundin kokën, sepse linjiti ofron më pak energji dhe madje është më i rrezikshëm për mjedisin se thëngjilli.

Kosova e vë Bankën Botërore në një situatë gati të pa zgjidhshme. Në vitin 2013, Banka Botërore kishte thënë se ajo financon ndërtimin e termocentraleve më thëngjill vetëm në raste të rralla, kur alternativat e vërteta nuk ekzistojnë.

Megjithatë, Banka Botërore thotë se ende është duke studiuar implikimet mjedisore dhe ekonomike të “Kosovës C” dhe se nuk do të marrë asnjë vendim përfundimtar derisa të gjitha studimet përfundojnë. Nuk është e qartë se kur do të merret vendimi përfundimtar.

Tani për tani, një zëvendës i Bankës Botërore tha: “Ne mbesim të përkushtuar ta ndihmojmë Kosovën për t’i zgjidhur problemet më mungesë të energjisë, përmes një strategjie gjithëpërfshirëse, e cila përfshinë efikasitet të ngritur të energjisë, zhvillim të burimeve të ripërtritshme të energjisë dhe përkrahje për prodhimin e rrymës.”

Next Post

Zbulohet një terapi e re për të luftuar kancerin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Buxheti 2026 / 46 amendamente nga PD, dy nga Erion Braçe

Shtrenjtimi i karburanteve, Braçe paralajmëron: Çmimet e vendosura nga karteli, jo tregu

March 16, 2026
“Nuk e dimë nëse është i gjallë lideri suprem”, çfarë deklaroi Trump në javën e tretë të luftës

“Nuk e dimë nëse është i gjallë lideri suprem”, çfarë deklaroi Trump në javën e tretë të luftës

March 16, 2026
Berisha ‘dorëzohet’ edhe për 5 bashkitë e tjera: Mbështesim të pavarurit kudo që ndodhen!

“Qëllimi i Rithemelimit ishte që ta kthente partinë në emër të Sali Berishës”

March 16, 2026
“Nuk është një mision i NATO”, Londra dhe Berlini hedhin poshtë kërkesat e SHBA për Hormuzin

“Nuk është një mision i NATO”, Londra dhe Berlini hedhin poshtë kërkesat e SHBA për Hormuzin

March 16, 2026
Gjatë tremujorit të fundit u dhanë 289 leje ndërtimi, 72% prej tyre në Tiranë. Ja vlera e projekteve ndërtimore..

Rivlerësim me referencat e vjetra, në 60 bashki të vendit janë ende në fuqi çmimet e vitit 2016-të

March 16, 2026
Plas debati për projektligjin/ “Zegjine Balluku ka tre seanca që nuk vjen”/ Balla-opozitës: Mos na humbni kohë

Bojkoti i Parlamentit nga PD, Balla: Nesër pr/rezolutë kundër Iranit. Kush mungon, s’ia do të mirën Shqipërisë

March 16, 2026
Kaos në aeroportet e Evropës, sistemi i ri kufitar sjell radhë me orë të tëra për udhëtarët jo-evropianë

Kaos në aeroportet e Evropës, sistemi i ri kufitar sjell radhë me orë të tëra për udhëtarët jo-evropianë

March 16, 2026
“Më bezdisi deklarata e tij”, Gonzato i përgjigjet Berishës: Nuk kam nevojë për ndonjë komision që të gjykojë jetën time

Arsyet e sulmit të ri të Sali Berishës ndaj Ambasadorit të BE-së

March 16, 2026
Kur ekrani shpërblen injorancën dhe shoqëria e pranon atë si spektakël

Kur ekrani shpërblen injorancën dhe shoqëria e pranon atë si spektakël

March 16, 2026
Kreu masakër në lokal, kapet autori i vrasjes në Gjakovë

Kreu masakër në lokal, kapet autori i vrasjes në Gjakovë

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In