Një aksident ka fatal ka ndodhur në Orikum, ku ka humbur kontrollin mjeti duke rënë në kanal, si pasojë bëhet me dije se ka humbur jetën shoferi i automjetit, 65-vjeçari.
“Rreth orës 12:10, në Orikum, në aksin rrugor kryesor si pasojë e humbjes së kontrollit ka dalë nga rruga automjeti tip Ford dhe ka rënë në një kanal.
Si pasojë është dëmtuar rëndë drejtuesi i mjetit shtetasi H. K., 65 vjeç, banues në Orikum, i cili ka ndërruar jetë në vend.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të akaidentit”, njofton policia.
g.kosovari











