• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Forcohet sërish Euro, pëson rritje krahasuar me qershorin

by Java News
29/08/2018 15:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Euro ka vijuar të rritet sërish në tregun vendas duke prekur nivelin e 126.05 lekëve, për herë të parë që prej qershorit të këtij viti. Sipas kursit zyrtar të këmbimit euro është rritur me 0.21 pikë krahasuar me një ditë më parë, duke shënuar kështu ditën e gjashtë radhazi që ka rikuperuar ndaj lekut. Aktorët kryesor të tregut e lidhin forcimin e euros në vend me largimin e emigrantëve. Tradicionalisht, euro dobësohet gjatë muajit gusht, duke qenë se flukset e emigrantëve që kthehen me pushime, por edhe turistët që vijnë në vend, shtojnë ofertën në valute. Ndryshe nga vitet e tjera, Banka e Shqipërisë, u detyrua që të bëjë një ndërhyrje të jashtëzakonshme në tregun e këmbimit valutor, duke tërhequr tepricat në valutë për të mos lejuar rënien e mëtejshme të monedhës së përbashkët.
Monedha e përbashkët nisi të zhvlerësohej më shpejtësi në tregun vendas derisa preku nivelin më të ulët në dhjetë vite, ku u këmbye përkundrejt lekut në datë 5 qershor në nivelin e 124.1 lekëve. Pas asaj data Banka e Shqipërisë ka qenë vazhdimisht e pranishme në treg duke ruajtur një kurs të stabilizuar të këmbimit të lekut me euron.

Për sa i përket dollarit amerikan, ai ka fituar pikë përkundrejt lekut gjatë ditës së sotme. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një dollar është këmbyer në nivelin e 108.02 lekëve, apo rreth 0.4 pikë më shumë se një ditë më parë. Vlerësimi i dollarit në vend ka reflektuar rritjen që ka pësuar monedha e gjelbër në tregjet ndërkombëtare. Sipas të dhënave të Financial Times euro ka zbritur në nivelin e 1.16 dollarëve, nga 1.17 që tregtohej një ditë më parë. Ky nënçmim i euros në bursë ka ardhur prej krizës së lirës turke, e cila është dobësuar sërish përkundrejt dollarit amerikan./Monitor/ma.me

Next Post
Horoskopi erotik, zbuloni dobësitë dhe shijet e çdo shenje

Shenjat e horoskopit që puthin më mirë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qëlloi me automatik drejt të miturës, flet 22-vjeçari: E bëra se refuzoi të lidhej me mua

Ndodh edhe kjo: 93-vjeçari plagos me kallashnikov 61-vjeçarin në Gjirokastër

February 21, 2026
Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare, Begaj: Ta përcjellim brez pas brezi dhe ta flasim bukur gjuhën tonë

Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare, Begaj: Ta përcjellim brez pas brezi dhe ta flasim bukur gjuhën tonë

February 21, 2026
I ngacmoi gruan, zbulohet shkaku i vrasjes së 31-vjeçarit në Tiranë

I ngacmoi gruan, zbulohet shkaku i vrasjes së 31-vjeçarit në Tiranë

February 21, 2026
“Time Out”: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

“Time Out”: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

February 21, 2026
VIDEO / Protesta e opozitës, Policia: U arrestuan 18 persona, sekuestruam 25 molotovë të pashpërthyer! Procedohet Balliu

VIDEO / Protesta e opozitës, Policia: U arrestuan 18 persona, sekuestruam 25 molotovë të pashpërthyer! Procedohet Balliu

February 21, 2026
Dëmtimi i rrugës Librazhd-Pogradec, ndalohet kalimi i autobusëve dhe mjeteve të rënda

Dëmtimi i rrugës Librazhd-Pogradec, ndalohet kalimi i autobusëve dhe mjeteve të rënda

February 21, 2026
Vendimi kundër tarifave të Trump, Wall Street “merr frymë” lirisht dhe shënon rritje

Vendimi kundër tarifave të Trump, Wall Street “merr frymë” lirisht dhe shënon rritje

February 21, 2026
Tensionet me Iranin, evakuohen bazat amerikane në Lindjen e Mesme

Tensionet me Iranin, evakuohen bazat amerikane në Lindjen e Mesme

February 21, 2026
Gjendet i vrarë në parcelën e një toke një 25-vjeçar shqiptar në Itali

Gjendet i vrarë në parcelën e një toke një 25-vjeçar shqiptar në Itali

February 21, 2026
Paraja jashtë bankave u rrit në mbi 409 miliardë në korrik, rekord këtë vit në Shqipëri

Gjithçka që duhet të dini për deklarimin e të ardhurave

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In