• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Forcat Speciale ‘krehin’ Vlorën, bllokohen automjete luksoze, kapet i riu me pistoletë

by Java News
22/09/2017 14:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas Elbasanit, operacioni për rritjen e parametrave të sigurisë publike, i koduar “Vjeshtë 2017″ i Policisë së Shtetit, po zhvillohet edhe në Vlorë.

Forcat speciale dhe FNSH e Fierit po bashkëpunojnë në aksion me Policinë e Vlorës, ku po ushtrohet kontroll në të gjitha akset rrugore të qytetit bregdetar.

Forcat e FNSH, të cilat i kanë ardhur në mbështetje policisë së Vlorës, kanë qëndruar së bashku në pikat e kontrolleve, me qëllim rritjen e sigurisë në vend dhe goditjen e krimit.

Policia e Shtetit ka bere me dije edhe rezultatet e para te aksionit policore sot ne Vlore, ku u arrestua nje i ri te cilit iu gjet ne makine droge dhe ne banesen me qera nje arme zjarri te cilin e mbante poshte jastekut.

Ndërkaq, janë kontrolluar 20 automjete, ku 5 prej tyre janë shoqëruar në komisariat. Në vëmendje të policisë janë sidomos mjetet e blinduara, dhe ato luksoze.

Aksioni ka qenë i shtrirë në rrugë të ndryshme të qytetit bregdetar, e më i përqendruar ka qenë në rrugën transballkanike.

NJOFTIMI I POLICISE ME DETAJET MBI OPERACIONIN
Vazhdojnë kontrollet nga D.V.P.Vlorë dhe Reparti “Delta Forcë”, për kapjen dhe ndalimin e shtetasve përfshirës në veprimtari kriminale.

Sekuestrohet një automjet, një armë zjarri Pistoletë, vlera monetare prej 6000 Euro dhe aparate celularë.

Arrestohet në flagrancë një shtetas.

Në vijim të zbatimit të Planit Operacional ”Vjeshtë 2017”, Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Repartin Special ”Delta Forcë”, gjatë 24 orëve të fundit kanë ushtruar kontrolle të vazhdueshme, me qëllim goditjen e grupeve kriminale, kapjen e personave në kërkim, të atyre që mbajnë në përdorim armë zjarri në mënyrë të paligjshme, si edhe shtetasit përfshirës në vepra të tjera penale.

Kontrollet janë ushtruar ndaj ambienteve, automjeteve, dhe personave të ndryshëm.

Nisur nga këto kontrolle të befasishme, policia ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit për verifikime më të imtësishme, disa automjete, si edhe shtetasit të cilët kanë rezultuar të papajisur me dokumentacione përkatëse për drejtimin e automjeteve.

Nisur nga këto kontrolle është arrestuar në flagrancë shtetasi :

Ydai Hoxhaj, 26 vjeç, banues në Vlorë.

Këtij shtetasi gjatë kontrollit të automjetit iu konsatatua disa gram lëndë narkotike Cannabis Sativa, gjithashtu gjatë kontrrollit të ushtruar në banesën (me qira) që posedohet prej tij iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri tip Pistolet , një shumë vlerash monetare prej 6000 Euro si edhe disa aparate të ndryshme celular, të cilat u sekuestruan nga policia në cilësinë e provës materiale sëbashku me automjetin.

a.ç

 

 

 

Next Post
DREJTËSIA/ Rivlerësimi kalimtar i gjyqtarëve, KLD grup pune me katër anëtarë

DREJTËSIA/ Rivlerësimi kalimtar i gjyqtarëve, KLD grup pune me katër anëtarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tavolina e festave lë pas 2-4 kg shtim në peshë! Dietologët: Tani konsumoni ujë dhe bëni ecje

Tavolina e festave lë pas 2-4 kg shtim në peshë! Dietologët: Tani konsumoni ujë dhe bëni ecje

January 3, 2026
Distancohet kryeministri britanik: Nuk ishim të përfshirë në sulmet amerikane ndaj Venezuelës

Distancohet kryeministri britanik: Nuk ishim të përfshirë në sulmet amerikane ndaj Venezuelës

January 3, 2026
Trafik i rënduar në Librazhd-Elbasan, radha kilometrike e makinave prek edhe rrugën për në Tiranë

Trafik i rënduar në Librazhd-Elbasan, radha kilometrike e makinave prek edhe rrugën për në Tiranë

January 3, 2026
Kapja e Maduros, diaspora venezueliane shpërthen në festime

Kapja e Maduros, diaspora venezueliane shpërthen në festime

January 3, 2026
Kongresmenia republikane, kritika të ashpra Trumpit: Operacioni në Venezuelë, për kontrollin e naftës!

Kongresmenia republikane, kritika të ashpra Trumpit: Operacioni në Venezuelë, për kontrollin e naftës!

January 3, 2026
Trump: Maduro do të mbajë përgjegjësi, venezuelianët tashmë janë të lirë dhe të pavarur

Trump: Maduro do të mbajë përgjegjësi, venezuelianët tashmë janë të lirë dhe të pavarur

January 3, 2026
Si e ndoqi Trumpi LIVE pengmarrjen e Maduros? Shtëpia e Bardhë publikon fotot

Si e ndoqi Trumpi LIVE pengmarrjen e Maduros? Shtëpia e Bardhë publikon fotot

January 3, 2026
Shqipëria në BE për 5 vite? Dritan Hila: Premtimi realist, është në dorë të Bashkimit Europian

Ëndrra e një nate venezueliane në bregun e Lanës!

January 3, 2026
Më shumë se sa me Ramën, Maduro ngjan me Berishën

Më shumë se sa me Ramën, Maduro ngjan me Berishën

January 3, 2026
SHBA-të dënojnë sulmin kibernetik të Iranit kundër Shqipërisë: Do marrim veprime të mëtejshme

Uashingtoni paralajmëron Kolumbinë dhe Kubën: Kini kujdes, po prodhohet shumë kokainë!

January 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In