• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Forcat speciale amerikane hyjnë fshehurazi në Tajvan, gati “strategjia e iriqit” kundër Kinës

by Java News
08/10/2021 17:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy duzina trupash të Forcave Speciale të SHBA-ve dhe një kontigjent i vogël marinsash, janë vendosur në Tajvan për të trajnuar ushtrinë e Taipeit që të mbrojë veten në rast të një sulmi kinez.

Burimet e Pentagonit, zbuluan lajmin për shtypin amerikan, menjëherë pas shfaqjes së fuqisë ajrore nga Pekini, i cili midis 1 dhe 4 tetorit nxori n fluturim 150 avionë, përfshirë ata luftarakë dhe bombardues, rreth ishullit “rebel”.

Operacioni sekret (jo aq shumë) ka vazhduar për një kohë të gjatë, të paktën një vit. Lajmet kanë qarkulluar në shtypin e Taipeit që në fund të vitit 2020, pasi fotografitë e Beretave të Gjelbra Amerikane në ishull dolën në mediat sociale dhe madje Grupi i 1-rë i Forcave Speciale të Ushtrisë Amerikane, publikoi një video promovuese të aktiviteteve të tij në Tajvan, i tërhequr pas vëmendjes së madhe që shkaktoi.

Sipas burimeve të Uashingtonit, të cilët folën për gazetën “Ëall Street Journal”, trupat e Forcave Speciale Amerikane, trajnojnë njësi të vogla tokësore tajvaneze në aksione të rezistencës dhe marinsat mësojnë se si të shfrytëzojnë potencialin e anijeve të lehta dhe të shpejta që mund të pengojnë një përpjekje për zbarkim të Ushtrisë Çlirimtare të Popullit të Kinës.

Zëdhënësi i Pentagonit nuk e mohoi lajmin: “Unë nuk kam komente për të bërë mbi operacionet specifike, por dua të theksoj se mbështetja jonë për Tajvanin dhe marrëdhëniet tona për mbrojtjen e ishullit, përputhen me kërcënimin e Republikës Popullore të Kinës. Ne i kërkojmë Pekinit të respektojë angazhimet e tij për një zgjidhje paqësore të mosmarrëveshjeve”.

Fjalët e zyrtarit amerikan të mbrojtjes, lënë të kuptojnë objektivin politik të përhapjes së lajmit: sinjalizimi se SHBA-të janë gjithmonë pranë demokracisë tajvaneze, madje edhe ushtarakisht, pavarësisht se zyrtarisht njohin vetëm qeverinë e Pekinit dhe kanë pranuar në vitet 1970 parimin se është “vetëm një Kinë” (ajo komuniste).

Dy duzina të “Navy Seals” dhe një departament i vogël specialistësh detarë, nuk e ndryshojnë natyrshëm situatën në teatrin e operacioneve që nuk ishte aq sekret.

Sigurisht, që inteligjenca ushtarake kineze nuk kishte humbur imazhet e komandove amerikane në stërvitje në plazhet e Tajvanit.

Sidoqoftë, përveç këndvështrimit politik, prania e instruktorëve ushtarakë amerikanë, ka një vlerë strategjike. Uashingtoni ka kohë që u bën thirrje miqve në Tajvan që të mos mbështeten vetëm në taktikat tradicionale të mbrojtjes, veçanërisht forcat ajrore. Pentagoni ka frikë se aeroportet dhe aeroplanët tajvanezë do të fshiheshin nga kinezët në sulmin e parë masiv.

Një plan beteje i lënë në trashëgim nga këshilltarët e administratës Trump, i kërkon Taipeit të përgatisë “strategjinë e iriqit”: do të thotë të mbyllet si një iriq, të shfrytëzohet vështirësia e armikut, në vend që të pretendohet se përputhet me forcën e tij ajrore dhe detare.

Reagimi tajvanez, mbi të gjitha duhet t’i bëjë kinezët të kuptojnë se ata janë në gjendje të ngadalësojnë dhe ta bëjnë pushtimin shumë të përgjakshëm.

Paqartësia strategjike e Uashingtonit, parashikon që përforcimet amerikane do të mbërrinin në atë pikë me transportuesit e avionëve të tyre, nëndetëset bërthamore dhe, në rastin më ekstrem, divizionet e marinsave.

“Më mirë të zhvillojmë sisteme më pak të shtrenjta, por vdekjeprurëse”, në kontrast, thuhet në raport. Prandaj, duhet më shumë hapësirë ​​për raketat kundër anijeve, minave “inteligjente”, anijeve të vogla dhe të shpejta që mund të shkaktojnë humbje të mëdha në flotën e pushtimit, forcave tokësore të trajnuara mirë në luftime të zgjatura.

Kontigjenti i vogël amerikan i pranishëm në bazën e Tajvanit, po bën pikërisht këtë: trajnon tajvanezët në “strategjinë iriq”.

Qëllimi është që Pekini të kuptojë se pushtimi i Tajvanit do të shndërrohej në ferr. “Unë nuk po përjashtoj që kinezët tashmë e dinin dhe ishin informuar për praninë amerikane në ishull”, – thotë Bonnie Glaser, drejtore e Programit të Azisë në Fondin Gjerman Marshall.

“Por bërja publike e operacionit, do t’i shtyjë kinezët të reagojnë dhe ata ndoshta do ta bëjnë këtë, duke rritur presionin mbi Taipein, por këtë herë me veprime më destabilizuese sesa fluturimi i avionëve të tyre rreth ishullit”.

Me pak fjalë, Uashingtoni dhe Pekini po luajnë “poker” dhe Tajvani është në rrezik.

Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme në Pekin, komentoi lajmet për praninë e forcave speciale amerikane në ishull, duke kërkuar tërheqjen e tyre dhe duke siguruar se “Kina do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial të saj”. Për momentin, një përgjigje rutinë për një zëdhënës./Si

Next Post
Nikolla: Gazetarët në seanca! Berisha pa grup parlamentar? Kryetarja e Kuvendit: Respektoj PD-në

Nikolla: Gazetarët në seanca! Berisha pa grup parlamentar? Kryetarja e Kuvendit: Respektoj PD-në

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fenomeni që po alarmon shkencëtarët. “El nino” dhe “La nina” pritet të godasë Tokën

Fenomeni që po alarmon shkencëtarët. “El nino” dhe “La nina” pritet të godasë Tokën

February 2, 2026
“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD

“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD

February 2, 2026
Të pathënat e Miss Albania 1991, nga skena e parë e bukurisë te shtëpia pa drita dhe rrëfimi i Valbona Selimllarit

Të pathënat e Miss Albania 1991, nga skena e parë e bukurisë te shtëpia pa drita dhe rrëfimi i Valbona Selimllarit

February 2, 2026
Miku i Lapajt, sherr LIVE me Shehajn: Je i dënuar nga gjykata! Mos na bëj si…

Miku i Lapajt, sherr LIVE me Shehajn: Je i dënuar nga gjykata! Mos na bëj si…

February 2, 2026
“Zgjedhorja” / Sondazhi: Mbi 70% e shqiptarëve duan që opozita të marrë pjesë në komision

“Zgjedhorja” / Sondazhi: Mbi 70% e shqiptarëve duan që opozita të marrë pjesë në komision

February 2, 2026
Meloni ironizon afreskun që bëri bujë: Jo, përfundimisht nuk jam si një engjëll!

Meloni ironizon afreskun që bëri bujë: Jo, përfundimisht nuk jam si një engjëll!

February 2, 2026
“Në Shqipëri ka perversitete si ato të Epstein”, Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

“Në Shqipëri ka perversitete si ato të Epstein”, Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

February 2, 2026
A do ia heqë Trump non gratën Berishës, po Ramës a do ia tregojë vendin?

“Marrëveshja PD-PS është mbyllur! Kjo që shohim është teatër…”

February 2, 2026
Luan Baçi para tubimit të opozitës: Bashkohuni dhe paraqisni shqetësimet tuaja! Foltorja do kthehet në ortek

Mbledhja e grupit të PD, Baçi: Pjesëmarrja në Reformën Zgjedhore dhe Territoriale, formale, por e domosdoshme

February 2, 2026
“Këtu flitet për perversitetin e elitave”, gazetarja shqiptare në SHBA, për Epstein: Të majtë e të djathtë po prisnin që…

“Këtu flitet për perversitetin e elitave”, gazetarja shqiptare në SHBA, për Epstein: Të majtë e të djathtë po prisnin që…

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In