Mediat ndërkombëtare raportojnë për 5 të vrarë nga sulmi me raketa i forcave ruse mbi kullën televizive në Kiev.
Ndërkohë që raportohet edhe për 5 persona të tjerë të plagosur. Sulmi mbi antenat televizive vjen një ditë para raundit të dytë të bisedimeve mes Ukrainës dhe Rusisë.
Ndërkohë që menjëherë pas sulmit reaguan autoritet ukrainase të cilat theksuan se po punojnë për riparimin e menjëhershëm për rikthimin e sinjalit.
/b.h