• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Forcat ruse kanë kryer krime lufte në Ukrainë”/ Ekspertët: Ka prova të qarta!

by
06/04/2022 17:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy i tha Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të martën se të paktën 300 civilë janë torturuar dhe vrarë nga trupat ruse në qytetin Buça ndërsa bëri thirrje për një gjykatë të stilit të Nurembergut për të hetuar dhe ndjekur penalisht krimet ruse të luftës në vendin e tij.

Gazetarët e Zërit të Amerikës, reporterë të tjerë dhe grupe të të drejtave të njeriut kanë vizituar qytetin Buça pranë Kievit, duke dokumentuar njoftimet se tërheqja e forcave ruse zbuloi kufomat e lidhura, të torturuara, të përdhunuara dhe të djegura të civilëve vendas, përfshirë fëmijë.

Pas vizitës në Buça, presidenti Zelenskyy foli të martën në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Ai tha se po zbulohen më shumë mizori ruse ndërsa forcat e tyre largohen nga zona të tjera ndërsa bëri thirrje që përgjegjësit të përballen me drejtësinë.

“Tani bota mund të shohë se çfarë bëri ushtria ruse në Buça ndërsa e kishte qytetin nën kontroll. Por bota ende nuk ka parë se çfarë kanë bërë ata në qytetet dhe rajonet e tjera të pushtuara të vendit tonë. Gjeografia mund të jetë e ndryshme, por mizoria është e njëjtë, krimet janë të njëjta dhe përgjegjësia duhet të jetë e pashmangshme”.

Një video-gazetare që punon për Zërin e Amerikës foli me banorët e Buçës që i mbijetuan sulmit rus, si kjo grua.

“Aty është varrosur fqinji im. Ne jetonim afër njëri-tjetrit. Ushtarët rusë thanë se kishin urdhër pasi pikat e kontrollit të tyre ishin sulmuar. Pretenduan se ne i kishim sulmuar ata; prandaj po na qëllonin. Kështu thanë. Dy banorë nga ndërtesa jonë u qëlluan. Njëri u plagos dhe u dërgua në një spital në Kiev ndërsa tjetri u qëllua për vdekje”.

Dëshmitarja okulare që pohon se ushtarët rusë i thanë asaj se kishin urdhër për të vrarë fqinjët e saj mund të jetë e rëndësishme, i tha Zërit të Amerikës një ekspert për çështjet e civilëve që shënjestrohen në luftëra. Ai thotë se edhe nëse të vrarët do të ishin luftëtarë të kapur, ekzekutimi i tyre do të ishte një krim lufte.

“Duket se shumë prej tyre, nëse jo të gjithë, ishin civilë, dhe padyshim shënjestrimi i qëllimshëm i civilëve është kundër ligjeve të luftës. Kështu ushtarët dhe kushdo që mund të tregohet se ka përgjegjësi në atë rast mund të ndiqet penalisht”, thotë Alexander Downes në universitetin “George Washington”.

Eksperti Downes i tha Zërit të Amerikës se mund të jetë e vështirë të ndiqen penalisht personat që janë përgjegjës për krimet e luftës nëse ata mbeten në Rusi.

Rusia thotë se raportimet për mizoritë në Buça nuk janë konfirmuar nga dëshmitarët okularë. Por kjo nuk është e vërtetë. /VOA

/b.h

Next Post
Nafta dhe benzina, rritet çmimi me 5 lekë për litër në të gjitha pikat e shitjes

Bordi i Transparencës ul çmimin/ Një litër naftë do të kushtojë 228 lekë, ja sa do të shitet benzina dhe gazi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FBI “përzë” shtetin nga hetimi i vrasjes në Minneapolis, zbulohet e shkuara e oficerit

FBI “përzë” shtetin nga hetimi i vrasjes në Minneapolis, zbulohet e shkuara e oficerit

January 8, 2026
Bllokimi i anijes me flamurin rus, ekspertët: SHBA rrezikon përshkallëzimin me Moskën

Bllokimi i anijes me flamurin rus, ekspertët: SHBA rrezikon përshkallëzimin me Moskën

January 8, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

“S’do t’ia dijë njeri për përmbytjet”, Manjani: Kemi që në 1945 që presim amerikanët…

January 8, 2026
“Do ta paguash për atë që ke bërë”/ Pas dyerve të gjykatës në Nju Jork, Maduro i përgjigjet protestuesit: Jam rob lufte

“Një batanije leshi dhe një dyshek i hollë”, ja kushtet në burgun ku po mbahen Maduro dhe gruaja e tij

January 8, 2026
“Shpallni gjendjen e Fatkeqësisë Natyrore”, Gjunkshi thirrje Ramës: Banorët s’dinë ku kanë kokën

“Shpallni gjendjen e Fatkeqësisë Natyrore”, Gjunkshi thirrje Ramës: Banorët s’dinë ku kanë kokën

January 8, 2026
“Kemi arritur ta izolojmë zjarrin te 5 Maji”, Cara: Në magazina ka bombola gazi që tregtohen

“Kemi arritur ta izolojmë zjarrin te 5 Maji”, Cara: Në magazina ka bombola gazi që tregtohen

January 8, 2026
“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

Spahiu: Shqipëria e Enver Hoxhës nuk u përmbyt kurrë, sepse kishte 700 hidrovore dhe sisteme bonifikimi

January 8, 2026
Vjosa në kuotën e 9 metrave: Nesër parashikohet stuhi, shpresa e vetme janë uljet e prurjeve

Vjosa në kuotën e 9 metrave: Nesër parashikohet stuhi, shpresa e vetme janë uljet e prurjeve

January 8, 2026
Zjarri te tregu “5 Maji”, Ristani: Është vënë në kontroll, asnjë rrezikshmëri për përhapjen në qendrat e banuara

Zjarri te tregu “5 Maji”, Ristani: Është vënë në kontroll, asnjë rrezikshmëri për përhapjen në qendrat e banuara

January 8, 2026
“Kemi vetëm 50 ekskavatorë të dhuruar”, eksperti: Kanalet kulluese mbledhin 5-6 milionë ton llum, nuk mund të pastrohen

“Kemi vetëm 50 ekskavatorë të dhuruar”, eksperti: Kanalet kulluese mbledhin 5-6 milionë ton llum, nuk mund të pastrohen

January 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In