Edison Begaj, i cili mbeti i plagosur më 29 maj në Vlorë, është arrestua mbrëmjen e sotme nga Policia, pasi iu gjet një armë në brez. Begaj u arrestua pas një operacioni blic të Forcave RENEA në Lungomare të Vlorës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe të atyre që mbajnë armë pa leje.
Begaj u arrestua pas një operacioni blic të Forcave RENEA në Lungomare të Vlorës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe të atyre që mbajnë armë pa leje.
38-vjeçari Edison Begaj u plagos me katër plumba në hyrje të banesës së tij, në fshatin Kaninë. Autori, ende i paidentifikuar e ka pritur atë në këmbë afër banesës dhe më pas e qëlloi. Plumbat e kapën Begajn në pjesën e poshtme të trupit, ndërsa për ngjarjen pistat e hetimit janë ajo e prishjes së pazareve të drogës ose një konflikt i kohëve të fundit që mund të ketë pasur 38-vjeçari.
Po ashtu Begaj është dënuar për drogë më 7 vite e 6 muaj burg në 2010, ndërsa është bërë edhe subjekt i OFL-së në lidhje me pasurinë e tij. Edhe në 2015 Begaj u kap me 50 kg lëndë narkotike të llojit marijuanë “çokollatë”, e paketuar, së bashku me 3 të tjerë në vendin e emërtuar “Qafa e Kuzum Babasë”.
Edison Begaj
Shqiptarja.com