Forca të qeverisë irakiane dhe grupe paraushtarake janë dislokuar pranë qytetit Ramadi, në përgatitje për përleshje me luftëtarët e ISIS, të cilët e morën nën kontroll qytetin disa ditë më parë.
E ardhmja e provincës Anbar në perëndim të Irakut, e cila ndodhet në kufi me Sirinë, Jordaninë dhe Arabinë Saudite, është në pikëpyetje pas përparimeve në terren që shënoi ISIS në mes të muajit maj.
Shtetet e Bashkuara thonë se koalicioni ndërkombëtar kreu gjatë natës 22 goditje nga ajri në Irak, të përqëndruara kryesisht në Ramadi, si dhe në zonat pranë rafinerisë së Beijit. VOA