• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Forcat e reja do të sjellin ndryshimin”/ Patozi: Po u bë koalicion mes PS-PD, Shqipëria dorëzohet

by Java News
18/03/2021 10:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, tha në studion e emisionit “Arnautistan”, se forcat e reja do të sjellin ndryshimin në zgjedhjet e prillit. Sipas Patozit, kjo do të ndodhë pasi qytetarët e mërzitur me partitë e mëdha janë të shumtë në numër.

Patozi tha se Bindja Demokratike shkon në këto zgjedhje me synimin për të marrë vende në Parlament, në të kundërt ai do të lërë politikën.

Ai shtoi se marrëveshja e 17 majit 2017 ishte flirti më i madh në politikën shqiptare. Një koalicion të mundshëm mes PS dhe PD, Patozi e sheh si “dorëzim” të Shqipërisë.

“Situatë ideale quaj që partitë që nuk duan rotacion të jenë përcaktuese dhe të marrin një rol të gjerë. Sa herë në Shqipëri ka zgjedhje, është Arnautistan.

Ne kemi nevojë të ndryshojmë mendësi në të bërit politikë. Unë kam qenë i realizuar edhe me aq sa kisha bërë deri në 201-ën, por nuk është karriera ime në lojë, por Shqipëria.

Gjatë gjithë jetës time politike nuk jam shquar për patetizëm, nuk jam shquar që kam marrë shpatën dhe do u heq skeptrin atyre që e kanë marrë me dhunë, me hir apo me pahir.

Shqiptarët e mërzitur janë shumë dhe e di që nuk mund të vijnë të gjithë në këto zgjedhje. Ka nga ato që regjimi i ka bërë të dorëzohen dhe ata sot mendojnë se nuk ka jetë nëse nuk je nën ombrelllën e njërës prej partive të mëdha.

Në këto zgjedhje ka forca të reja që do të sjellin ndryshimin dhe shqiptarët e mërzitur t’i mbështesin dhe të kenë mundësi edhe të shkarkohen.

Ne jemi këtu për të dhënë një alternativë të re sepse në Shqipëri dhe të gjithë botën nuk të fal njeri gjë kot. Ne e kemi marrë përsipër këtë risk”, deklaron Patozi.

Patozi: Nëse nuk përfaqësohemi në Parlament, lë politikën

Shqiptarë të implikuar gjykoj militantët e partive dhe nuk gjykoj më shumë se 50 mijë të tillë, ato janë levat e pushtetit që kepërdoren nga kryetarët e kompromentuar dhe një nga kryetarët bëhet kyeminsitër dhe më pas kthehet në përbinëdësh. Në rast se ne nuk përfaqësohemi fare në Parlament unë nuk do të merrem më me politikë, por kjo nuk ka për të ndodhur.

Zgjedhjet e 25 prillit më të mira, por çakejtë e votës janë të njëjtët

Si do jenë këto zgjedhje? Shpresoj që të jenë më të mira se pararendëset, ka shumë arsya që më bëjnë të mendoj kështu. Ka më shumë vëmendje nga ndërkombëtarët dhe prozhektorët do të jenë të drejtuar aty ka protagonizëm personal më shumë se sa herë të tjera. Ka dhe një arsye tjetër që nuk e thotë askuzsh po që duhet përmendur që në marrëveshjen e 5 qershori 20% e kutive mund të rinumërohen. Frika ekziston për partitë e reja sepse çakejtë e deformimit të votës janë po të njëjtët.

Marrëveshja e 17 majit, flirti më i madh në politikën shqiptare

Nuk ka nevojë të bëhen pazare. Qasja juaj është a gabuar, për të shmangur kofliktin hajde bëjmë flirtin. Konflikti ndodh sepse ka pazare. Nëse njëri tjetrin e konsiderojmë kundërshtar, nuk ka nevojë të shahemi dhe të bëjmë luftë. Marrëveshja e 17 majit ishte flirti më i madh në politikën shqiptare. U krijua ideja që do të kishte një lloj clirimi. Pas dy vjetësh ne patëm gati konflik civil. Ne si parti nuk kemi armiq, kemi kundërshtarë. Po u bë një koalicion i madh Shqipëria do të qetësohet? Nuk ka për të ndodhur.

Djegia e mandateve nga opozita

Fakti që ata deputetë e kanë ndjerë që i ka dëmtuar dhe fakti që e thonë ka një adresë dhe ata i drejtohen dikujt që kanë qenë pre e një aventure dhe disa aventurierëve politikë që për mendimin tim ka qenë vendimi më drastik që ka penalizuar të gjithë ata që e ndërmorën. Nëse do kishin hyrë në zgjedhjet e 2019-s, Rama do të ishte i humbur sot, nëse ata nuk do të kishin bërë atë veprim politik. Nëse mandatet nuk do të ishin djegur. Nuk besoj se në 50 vite të tjera do të ketë gabim më fatal në politikë. Por tek e fundit secili mban përgjegjësi për partitë e tij.

Po u bë koalicion i madh, Shqipëria dorëzohet

Flitet që pas zgjedhjeve mund të bëhet një koalicion i madh? Po u bë koalicion i madh Shqipëria besoj do të dorëzohet. Kjo nuk ka për të ndodhur dhe as nuk është e mirë për interesin publik. Sa do të duhet të ishte numri i deputetëve që të mund të influencoje. Unë nuk flas për numra. Nuk i besoj sondazheve në Shqipëri sepse janë të trukuara dhe besoj është frika e tre partive të mëdha për t’i dhënë zemër vetes.

Next Post
Majko: Kryeministri do të dëmtojë veten po nuk rikandidoi Veliajn

'Strategjia e PS-së me listat, e duhura'/ Majko: Basha s'merr dot vendime me Metën në skenë! Opozita bllokoi votën e emigrantëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“OKB, joefektive në përfundimin e luftërave”, Trump: Bordi i Paqes mund të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

“OKB, joefektive në përfundimin e luftërave”, Trump: Bordi i Paqes mund të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

January 20, 2026
“Mos ve skedina fituse o bos, të marrim %”/ SMS-të që zbuluan policët që vinin baste, zbardhen bisedat

“Mos ve skedina fituse o bos, të marrim %”/ SMS-të që zbuluan policët që vinin baste, zbardhen bisedat

January 20, 2026
Miratohen amendimet në ligjet e reformës në drejtësi! Kryetarët ekzistues të gjykatave, në detyrë deri në 2028

Miratohen amendimet në ligjet e reformës në drejtësi! Kryetarët ekzistues të gjykatave, në detyrë deri në 2028

January 20, 2026
“Serbia të heqë dorë nga çdo ëndërr për kthim në Kosovë”, Kurti në Davos flet për sigurinë: Asnjë hap pas!

“Serbia të heqë dorë nga çdo ëndërr për kthim në Kosovë”, Kurti në Davos flet për sigurinë: Asnjë hap pas!

January 20, 2026
“Nuk kemi njoftim nga Prokuroria”, KLGJ reagon mbi hetimin ndaj gjyqtares Irena Gjoka

“Nuk kemi njoftim nga Prokuroria”, KLGJ reagon mbi hetimin ndaj gjyqtares Irena Gjoka

January 20, 2026
Shkon në 42 numri i viktimave nga përplasja e dy trenave në Spanjë, një tjetër trup i pajetë gjendet nën rrënoja

Shkon në 42 numri i viktimave nga përplasja e dy trenave në Spanjë, një tjetër trup i pajetë gjendet nën rrënoja

January 20, 2026
Kush është ‘agjenti’ i Berishës brenda SPAK?/ Meçe: Mori pjesë në grupin e hetimit të 21 janarit dhe…

Fati i Irena Gjokës/ “Shteti grek në funksion të Berishës”, Meçe: Dokumenti i prodhuar! Nuk ka prova konkrete

January 20, 2026
“E urreja Venezuelën, por tani e dua”, Trump: Kemi bërë më shumë se çdo administratë tjetër për të përfunduar luftërat

“E urreja Venezuelën, por tani e dua”, Trump: Kemi bërë më shumë se çdo administratë tjetër për të përfunduar luftërat

January 20, 2026
Gripi vdekjeprurës, pse këtë vit është kaq i rëndë?

Gripi vdekjeprurës, pse këtë vit është kaq i rëndë?

January 20, 2026
“Rikthim në skenën e krimit”/ Berisha sot në SPAK, Çupi: Sa më shumë lufton drejtësinë, më shumë fajtor bëhet

“Drejtësia e inkriminuar”/ Fati i Irena Gjokës, Çupi: Dosja ndaj Berishës, Metës dhe Belerit s’do jetë nul! Ja pse

January 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In