• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Forcat e Armatosura zhvillojnë stërvitjen “Durrësi SAREX 16”

by A R
26/05/2016 15:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

U zhvillua në rajonin e Kepit të Palit stërvitja “Durrësi SAREX 16”, ku morën pjesë personeli dhe mjetet e Forcës Detare, Forcës Ajrore, Antikontrabandës Detare, Policisë Kufitare dhe të Emigracionit, Durrës, Qendrës Operacionale Ndërinstitucionale Detare dhe Inspektoratit të Peshkimit.

Qëllimi kryesor i kësaj stërvitjeje ishte trajnimi i forcave pjesëmarrëse për të zhvilluar operacione të kërkim – shpëtimit në det, në rast fatkeqësish dhe krizash të ndryshme humanitare.

Stërvitja kishte gjithashtu qëllim edhe rritjen e mëtejshme të kapaciteteve operacionale të institucioneve pjesëmarrëse, në zbatimin e ligjshmërisë në det, përmirësimin e standardeve të ndërveprueshmërisë ndërmjet mjeteve detare dhe ajrore dhe zbatimin e rregullave të ligjshmërisë në hapësirën detare të Shqipërisë.

Efektivët pjesëmarrës në stërvitjen “Durrësi SAREX 16” inskenuan një operacion kërkim – shpëtimi dhe kalimin e personave nga anija në helikopter. Pjesë e skenarit ishte edhe kundërshtimi nga ana e një anije të huaj e urdhrit të autoriteteve shqiptare si edhe refuzimi i saj për të kryer bordimin.

“Durrësi SAREX 16”, u ndoq nga afër nga zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, komandanti i Forcës Detare, gjeneral brigade Ylber Dogjani, komandanti i Forcës Ajrore, gjeneral brigade Vladimir Avdiaj, komandanti i Forcës Tokësore, gjeneral brigade Nazmi Cahani, përfaqësues të pushtetit vendor dhe të institucioneve pjesëmarrëse në këtë stërvitje.

Gjithashtu në këtë demonstrim morën pjesë edhe dy përfaqësues të Organizatës Ndërkombëtare Detare (IMO)./a.m.

Next Post

Asambleja e NATO-s/ Policia blindon hotelet ku do të qëndrojnë zyrtarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Padia e Veliajt, Presidenca e pranon: Nëse Dado do ishte propozuar sot si prokuror, nuk do të ishte miratuar

Padia e Veliajt, Presidenca e pranon: Nëse Dado do ishte propozuar sot si prokuror, nuk do të ishte miratuar

April 3, 2026
Avokati i Veliajt, Ndreca: Dado, qytetar i thjeshtë që ka marrë atributet e një prokurori, emërimi i tij i pavlefshëm

Avokati i Veliajt, Ndreca: Dado, qytetar i thjeshtë që ka marrë atributet e një prokurori, emërimi i tij i pavlefshëm

April 3, 2026
Rama-kryebashkiakëve: Angazhohuni seriozisht për sistemin e adresave! Kritika për legalizimet

Rama-kryebashkiakëve: Angazhohuni seriozisht për sistemin e adresave! Kritika për legalizimet

April 3, 2026
Rama: Ulja e taksës së qarkullimit do rëndonte qytetarët, do paguanin 4-fishin e asaj që paguajnë sot

“Angazhim maksimal për legalizimet”/ Rama: Mbështetje për pushtetin vendor, një flotë e re automjetesh për pastrimin

April 3, 2026
Trump: Me pak më shumë kohë, ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të marrim naftën dhe të pasurohemi

Trump: Me pak më shumë kohë, ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të marrim naftën dhe të pasurohemi

April 3, 2026
“Ja pse emërimi i Ols Dados si prokuror është i pavlefshëm”

“Ja pse emërimi i Ols Dados si prokuror është i pavlefshëm”

April 3, 2026
Balla inspekton punimet në Laknas. Së shpejti 800 nxënës do të kenë një shkollë të re me standarde europiane

Balla inspekton punimet në Laknas. Së shpejti 800 nxënës do të kenë një shkollë të re me standarde europiane

April 3, 2026
Demokratët e Durrësit kërkuan ballafaqim, Berisha: Mos hajdeni tek unë tani që ju mbaroi kontrata e qirasë!

Demokratët e Durrësit kërkuan ballafaqim, Berisha: Mos hajdeni tek unë tani që ju mbaroi kontrata e qirasë!

April 3, 2026
Projekti për të kaluar SHBA, çfarë është Kongresi Kombëtar Popullor i Kinës?

Si po e fiton Kina luftën në Iran pa shkrepur asnjë plumb

April 3, 2026
Veliaj: Dado nga kuzhinier u bë pilot! Tani në Bashki kanë frikë të firmosin! Nuk është hapur asnjë kopsht i ri…

Veliaj: Dado nga kuzhinier u bë pilot! Tani në Bashki kanë frikë të firmosin! Nuk është hapur asnjë kopsht i ri…

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In