• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Forcat e Armatosura fushatë rekrutimesh në Shkodër dhe Lezhë

by A R
14/09/2016 20:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka nisur fushata e  rekrutimeve për ushtarë/detarë aktiv në Forcat e Armatosura. Në këtë fazë do të rekrutohen 350 të reja dhe të rinj nga e gjithë Shqipëria, të cilët do të kenë mundësinë të jenë pjesë e strukturave të FA si dhe do të kenë edhe një punë të sigurtë.

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, i shoqëruar nga Komandanti i QPR-së (Qendrës së Personel Rekrutimit) Kolonel Leonard Çoku, ishin në qytetin e Lezhës dhe Shkodrës për të promovuar dhe sensibilizuar te pushteti vendor rëndësinë që ka rekrutimi i të rinjve të këtyre qarqeve në FA.

Zv. Ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi zhvilloi një takim pune në prefekturën e Shkodrës me përfaqëues të qarkut dhe kryetaren e bashkisë së Shkodrës, znj. Voltana Ademi.

Zv. Ministri i Mbrojtjes, zhvilloi një bashkëbisedim edhe me prefektin e Qarkut të Lezhës, z. Eduard Ndreca, duke evidentuar rëndësinë e kësaj fushate, përmes të cilës shumë të rinj dhe të reja do të kenë mundësinë dhe nderin të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura.

Në fjalën e tij, zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, shprehu falenderimet për këtë angazhim të përgjegjshëm në procesin e promovimit të rekrutimeve nga Forcat e Armatosura dhe Ministria e Mbrojtjes.

Në vijim Koçi theksoi se: “Bashkëpunimi me pushtetin vendor është i rëndësishëm në suksesin e këtij aksioni promovimi dhe rekrutimi. Gjithashtu është i rëndësishëm bashkëpunimi me institucionet e arsimit, me ato të punës etj”.

Një element i rëndësishëm në këtë proces, vijoi më tej zëvendësministri Koçi,  është ai i krijimit të një bashkëpunimi solid me komunitetin e të rinjve dhe të rejave që ka sidomos qarku i Lezhës, por dhe të Shkodrës. “Ne kemi një Batalion Këmbësorie në Vaun e Dejës, të cilin duam ta plotësojmë tashmë me djem dhe vajza të reja, djem dhe vajza që plotësojnë plotësisht kriteret e rekrutimit në FA të Republikës së Shqipërisë”.

Në fund të fjalës së tij, ministri Koçi nënvizoi se: “rekrutimi i të rinjve dhe të rejave në FA është një mundësi e mirë  për t’u punësuar në një strukturë dinjitoze të shtetit. Në një strukturë, e cila vlerësohet edhe në sondazhet që kryen herë pas here, në sondazhet e besimit të publikut tek shteti,  FA gjithmonë zënë vendin e pare”.

Nga ana e tij, prefekti i Qarkut të Lezhës, Eduard Ndreca u shpreh se kjo mundësi, duhet të konsiderohet e artë për të rinjtë e Qarkut të Lezhës. Më tej ai theksoi rolin e jashtëzakonshëm të FA, duke dhënë dhe një shembull konkret se si në muajin gusht në qarkun e Lezhës, Forcat e Armatosura na shërbyen me dinjitet që në Shëngjin dhe Orosh, që të mos kemi të lënduar në njerëz dhe as dëme në shtëpi.

Plani i rekrutimit për vitin 2016 është konceptuar të realizohet në dy faza në të gjithë territorin e shqipërisë. Faza e parë prill-maj 2016 dhe faza e dytë shtator-tetor 2016. Puna e QPR-së (Qendrës së Personel Rekrutimit) është fokusuar në kryerjen e fushatave të promovimit dhe informimit të grupeve të interest dhe individëve mbi mundësinë që ofrojnë FA për një karrierë të sigurtë dhe një mundësi reale për të rejat dhe të rinjtë që dëshirojnë të jenë pjesë e saj.

 

Next Post
Ligji për sigurinë publike/ Përplasjet brenda mazhorancës dhe pikat e dakordësuara

Ligji për sigurinë publike/ Përplasjet brenda mazhorancës dhe pikat e dakordësuara

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sa do të zgjasë lufta në Iran? Vance: Duhet ta neutralizojmë Republikën Islamike për shumë vite

Sa do të zgjasë lufta në Iran? Vance: Duhet ta neutralizojmë Republikën Islamike për shumë vite

March 28, 2026
Plagosje në afërsi të Spitalit të Vlorës, 33-vjeçari goditet dy herë me thikë

Plagosje në afërsi të Spitalit të Vlorës, 33-vjeçari goditet dy herë me thikë

March 28, 2026
“Kopje mediokre e Ramës”, partia e Arlind Qorrit sulmon Agron Shehajn: E ka vrarë shansin për një model ndryshe

“Kopje mediokre e Ramës”, partia e Arlind Qorrit sulmon Agron Shehajn: E ka vrarë shansin për një model ndryshe

March 28, 2026
Publikohet renditja e re e FIFA-s: Kombëtarja shqiptare nuk ndryshon pozicion, Kosova vazhdon të ngjisë shkallët

Publikohet renditja e re e FIFA-s: Kombëtarja shqiptare nuk ndryshon pozicion, Kosova vazhdon të ngjisë shkallët

March 28, 2026
Prezantimi i Operatorit të Ujit, Balluku: Organizimi do bëhet në katër rajone

GJKKO i bllokoi pasaportën, Gjykata e Lartë shqyrton më 9 prill rekursin e Belinda Ballukut

March 28, 2026
Çmime tavan për shezlonget në Durrës/ Operatorët turistikë: Në përgjithësi, nuk ka pasur abuzime të theksuara

Çmime tavan për shezlonget në Durrës/ Operatorët turistikë: Në përgjithësi, nuk ka pasur abuzime të theksuara

March 28, 2026
Papa Leoni XIV thirrje miliarderëve të ndihmojnë njerëzit në nevojë

Papa Leoni XIV thirrje miliarderëve të ndihmojnë njerëzit në nevojë

March 28, 2026
“Ligji i ri përafron vendin me standardet e BE për mallrat”, Shqipëria forcon kontrollin mbi eksportet ushtarake

“Ligji i ri përafron vendin me standardet e BE për mallrat”, Shqipëria forcon kontrollin mbi eksportet ushtarake

March 28, 2026
Në burg prej korrikut 2024, Ilir Beqaj kërkon në GJKKO zëvendësim të masës së sigurisë

Në burg prej korrikut 2024, Ilir Beqaj kërkon në GJKKO zëvendësim të masës së sigurisë

March 28, 2026
Raketat vranë 165 nxënëse, kombëtarja e Iranit proteston me çanta në duar gjatë himnit kombëtar

Raketat vranë 165 nxënëse, kombëtarja e Iranit proteston me çanta në duar gjatë himnit kombëtar

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In