Kryeministri Edi Rama ka bërë thirrje që shqiptarët e Luginës së Preshevës të marrin pjesë masivisht nesër në zgjedhjet që do të kryhen në Serbi.
Nëpërmjet një shënimi në rrjetin sociale ‘Twitter’, Rama thotë që i duhet dhënë një mbështetje sa më e madhe Listës së Luginës e cila fuqizon zërin e shqiptarëve.
Sipas tij, “Bashkimi i votës për Luginën e Bashkuar fuqizon zërin e shqiptarëve dhe i jep forcë përfaqësuese një bashkësie që meriton shumë më shumë”.
Mesazhi i Rames
Uroj nesër pjesëmarrja të lartë në zgjedhje dhe mbështetje masive për Listën e Luginës së Bashkuar! Bashkimi i votës për Luginën e Bashkuar fuqizon zërin e shqiptarëve dhe i jep forcë përfaqësuese një bashkësie që meriton shumë më shumë
Forca vëllezër, bashkimi bën fuqinë
g.kosovari