• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Forca shqiptarët e Greqisë”, Balla nga Selaniku: 72 orë për të dërguar votën tuaj drejt Shqipërisë

by A R
06/05/2025 12:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Selaniku, Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, iu drejtua sot me një thirrje shqiptarëve që jetojnë në Greqi, lidhur me procesin historik të votimit nga jashtë vendit.

“Forca shqiptarët e Greqisë! Për fatin europian të kombit tonë.   Për Shqipërinë 2030 në BE. Për pasaportën tuaj europiane kuqezi në Greqi. Për Edi Ramën dhe Partinë Socialiste, që i dhamë dinjitetin e munguar flamurit dhe emrit shqiptar jashtë kufijve të Shqipërisë, e që, bashkë me ju, do t’i japim Shqipërisë dhe çdo shqiptari statusin e ri të qytetarisë europiane, si anëtarë më në fund të barabartë të Shteteve të Bashkuara të Europës”, deklaroi Balla.

Drejtuesi i PS për Diasporën u bëri thirrje të gjithë atyre që e kanë marrë tashmë zarfin me votën, që të mos humbasin kohë dhe ta dërgojnë menjëherë drejt Shqipërisë.

“Të dashur bashkatdhetarë në Selanik dhe në gjithë Greqinë, dua t’ju kujtoj se mbeten edhe 72 orë në dispozicionin tuaj për të dërguar zarfin drejt Shqipërisë”, tha Balla.

“Ju që e keni marrë tashmë zarfin, duhet të mos humbni kohë dhe ta dërgoni atë në zyrat e DHL, Speedex dhe Courier, sepse është shumë e rëndësishme që të kapet afati i përcaktuar në Kodin Zgjedhor. Pra, deri të dielën në orën 19:00, zarfat duhet të mbërrijnë në Shqipëri, dhe duhet t’i lëmë kohë DHL-së”, shtoi Balla.

Ai gjithashtu u kujtoi atyre që ende nuk e kanë marrë zarfin se ku duhet të drejtohen për ta marrë.

“Ndërkohë, ju që nuk e keni marrë ende zarfin, ju lutem, shkoni në zyrën më të afërt të DHL për të gjetur se ku ndodhet zarfi juaj.”

Kjo thirrje vjen në ditët e fundit të një procesi ku, për herë të parë në historinë e Shqipërisë, diaspora ka mundësinë të japë votën e saj për fatin politik të vendit.

Next Post
Sherr mes të rinjve në Korçë, 14-vjeçari mbërrin me fraktura të rënda në kokë, pritet dërgimi në Tiranë

Sherr mes dy familjeve në Has, burrë e grua përfundojnë në spital

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

March 3, 2026
Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

March 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse na vlerëson Komuniteti i Energjisë?

March 3, 2026
Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

March 3, 2026
Ulet nafta dhe benzina! Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për karburantet

Lufta prek naftën/ Ngrihet lehtë çmimi edhe në Shqipëri, ekspertët kërkojnë ulje të taksave dhe fiksim të çmimit

March 3, 2026
Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

March 3, 2026
Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

March 3, 2026
“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

March 3, 2026
Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

March 3, 2026
Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In