• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Forca e punës, gratë shqiptare janë më aktivet në rajon

by A R
08/03/2019 08:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Çajupi, vite më parë, do t’i dedikonte vargje poezie zellit të grave shqiptare për të punuar dhe jo më kot. Statistikat tregojnë se në të gjithë rajonin gratë shqiptare kanë përqindjen më të lartë të pjesëmarrjes në Forcat e Punës. Portali i të dhënave Our World in Data ka ilustruar një hartë bazuar në përqindjen e grave në forcat e punës. Për të ndërtuar këtë hartë, Our Wolrd in Data i është referuar shifrave të ILO-s (Organizatës Ndërkombëtare të Punës).

Në vitin 2017 (vit referencë për të gjitha vendet në botë) pjesëmarrja e grave në forcat e punës në Shqipëri ishte 47.22%, duke lënë pas Serbinë me 45.85% të grave pjesëmarrëse në forcat e punës.

Përqindja është edhe më e ulët në Maqedoni dhe Malin e Zi, ku sipas të dhënave të publikuara përqindja e grave pjesëmarrëse në forcat e punës është përkatësisht 42.46% dhe 42.15%. Ndërsa Bosnja dhe Hercegovina renditet e fundit me 35.16% të grave që marrin pjesë në forcat e punës.

Për Kosovën, portali i të dhënave nuk ka publikuar shifër, por pjesëmarrja e grave në forcat e punës është relativisht më e ulët se në vendet e tjera të rajonit, shkruan ‘monitor’.

Pjesëmarrja në Forcat Punës së grave në Shqipëri ka qenë gjithnjë më e lartë se rajoni. Sipas serisë kohore të të dhënave prej vitit 1990, është e dukshme se pjesëmarrja e grave shqiptare në Forcat e Punës ka qenë më e lartë se në rajon (shiko grafikun më poshtë).

Vendet ku mbi 60% e grave marrin pjesë në forcat e punës janë Kanadaja me 60.6% të grave pjesëmarrëse në forcat e punës, Kina me 61%, Peruja me 68% dhe vende të Afrikës, ku pjesa më e madhe e grave janë të punësuara në sektorin bujqësor.

Në Europë, tre janë vendet ku pjesëmarrja në forcën e punës është nën 40%: Italia me 39.5%, Bosnje dhe Hercegovina me 35.16% dhe Moldavia me 39.45%. Vendet e tjera në botë që kanë një pjesëmarrje të ulët të grave në forcat e punës janë vendet e Magrebit (Afrika e Veriut) dhe vendet e Lindjes së Mesme së bashku me Indinë.

Pjesëmarrja në forcat e punës është përqindja e popullsisë mbi 15 vjeç, të cilët janë ekonomikisht aktivë.

/a.rada

Next Post
Sot, Dita Ndërkombëtare e Grave: 8 gjërat që duhet t’i dini

Sot, Dita Ndërkombëtare e Grave: 8 gjërat që duhet t’i dini

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 1, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

“Hajdeni se kam vrarë mamanë”/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve

April 1, 2026
Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

April 1, 2026
Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

April 1, 2026
Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

April 1, 2026
“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

April 1, 2026
Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

April 1, 2026
Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

April 1, 2026
Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

April 1, 2026
Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In